Fotolajm/ Bënë simbolin e shqiponjës, ja cilët ishin zyrtarët e dy qeverive që dolën ‘huq’ - Shqiptarja.com

Fotolajm/ Bënë simbolin e shqiponjës, ja cilët ishin zyrtarët e dy qeverive që dolën ‘huq’

Fotolajm/ Bënë simbolin e shqiponjës, ja cilët ishin zyrtarët e dy qeverive që dolën ‘huq’

Pas mbledhjes së qeverive anëtarët e dy kabineteve bëjnë shqiponjën

Mbledhja e përbashkët e dy qeverive në Pejë, asaj të Kosovës dhe Shqipërisë u mbyll duke bërë simbolin e shqiponjës me duar. Por në foton e përbashkët të dy qeverive, pas mbarimit të mbledhjes së përbashkët, vërehen detaje “interesante”.

Disa prej anëtarëve të dy qeverive nuk arritën ta bëjnë simbolin e shqiponjës ashtu siç duhet. Kështu ka “dështuar” Enver Hoxhaj, zv.kryeministri i Kosovës, dhe anëtarë të kabinetit të Ramës, si ministrja Ogerta Manastirliu dhe Mirela Kumbaro. Edhe në rreshtin e sipërm qeveritarët i kanë duart poshtë. Ndoshta është një moment pas shkrepjes, ndoshta edhe vështirësia në bërjen e simbolit. 

Zyrtarët që dështuan në bërjen e simbolit të shqiponjës 


Lajmi kryesor:

Mbledhja e dy qeverive në Pejë, Rama: BE me dy fytyra ndaj Kosovës, Serbia thikë pas shpine shqiptarëve


/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?



×

Lajmi i fundit