Franca riatdheson gra e fëmijë nga Siria
Një grua duke e mbajtur fëmijën e saj në një kamp të Sirisë, fotografi ilustruese
Franca ka thënë të enjten se ka kryer një operacion të ri për të kthyer shtetasit francezë – 40 fëmijë dhe 15 gra – nga kampet e udhëhequra prej kurdëve në verilindje të Sirisë. Fëmijët janë dërguar në qendrat për ofrimin e shërbimeve për kujdes ndaj fëmijëve, ka thënë Ministria e Jashtme përmes një deklarate, derisa gratë do të transferohen te autoritetet e drejtësisë.
“Franca falënderon autoritetet lokale për bashkëpunimin që e ka bërë të mundshëm këtë operacion”, ka thënë ministria.
Në muajin shtator, Gjykata Evropiane për të Drejta të Njeriut, ka marrë vendim që Franca të rishqyrtojë kërkesat për riatdhesim të dy grave franceze, që kanë udhëtuar në Siri me partnerët e tyre, për t’iu bashkuar grupit ekstremist, Shteti Islamik.
Kërkesa ka pasur edhe për fëmijët që kanë lindur atje. Shtetasit francezë kanë qenë në mesin e më shumë se 40.000 shtetasve të huaj, kryesisht irakianë, që janë në mbajtje, sipas organizatës për të drejta të njeriut, Human Rights Watch.
Sipas vlerësimeve të mëparshme të kësaj organizate, ka ende gra dhe fëmijë që vazhdojnë të jenë nëpër kampe të Sirisë, edhe pas operacionit të së enjtes. Një operacion i ngjashëm nga autoritetet franceze është realizuar edhe në korrik të këtij viti./REL
S.C/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?
-
Po
63.1%
-
Jo
17.7%
-
Duhet më shumë
19.2%
Vota total: 1464
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Francë/ Ish-presidenti Sarkozi dënohet për korrupsion, në 'arrest shtëpie' me një byzylyk elektronik
18 Dhjetor 2024, 16:46
-
Ja si u arratis Assad nga Siria! Nga përdorimi i 2 avionëve tek ndihma e Turqisë
18 Dhjetor 2024, 16:21
-
Forcat ruse largohen nga vendlindja e Assadit
18 Dhjetor 2024, 15:42
-
Varri masiv në Damask, mbi 100 mijë persona të groposur
18 Dhjetor 2024, 12:58
-
I burgosuri sirian që u ndihmua nga CNN, ishte ish-oficer i inteligjencës së regjimit të Assad-it
18 Dhjetor 2024, 12:22
-
Lindja e Mesme/ Al Jolani: Nuk duam konflikte, edhe gra në qeverisje! OKB: Procesi politik në Siri të jetë gjithëpërfshirës! Hapet aeroporti i Damaskut
18 Dhjetor 2024, 09:34
-
Netanyahu: Trupat izraelite do të kontrollojnë një zonë neutrale brenda Sirisë për një periudhë të pacaktuar
17 Dhjetor 2024, 21:29
-
Lufta në Siri/ Kreu i HTS, Abu Mohammed al-Jolani: Do shpërbëhen grupet e armatosura, ‘kontratë sociale’ me fetë! Rusia po largon forcat nga porti Tartus
17 Dhjetor 2024, 09:14
-
Kryeministri francez Francois Bayrou nis punën mes një sërë sfidash
16 Dhjetor 2024, 21:44
-
Siriani që ka prekur zemrat e të gjithëve! Videoja e tij pushton rrjetin
16 Dhjetor 2024, 16:41
-
VIDEO/ Bomba izraelite në Siri shkakton tërmet
16 Dhjetor 2024, 16:06
-
Bashar al Assad flet për herë të parë pas largimit nga Siria: Nuk kam menduar kurrë të jap dorëheqjen, rusët më evakuuan
16 Dhjetor 2024, 14:58