Frikë nga drejtësia? Freedom House: PD dhe LSI sulmuan SHBA dhe BE sepse mbështesin organet që po hetojnë zyrtarë të lartë
Selia e PD-së dhe selia e LSI-së
“Vitet e fundit dhe veçanërisht gjatë vitit 2021, fraksione brenda Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe Partisë Demokratike, e kanë shtuar retorikën e tyre të ashpër kundër SHBA-së dhe BE-së, duke pretenduar se ato po ndërhyjnë në sovranitetin dhe punët e brendshme të vendit”.
Kështu shkruan organizata Freedom House në raportin e fundit “Nations in Transit 2022”, teksa thekson se ky sulm i partive opozitare mbi aleatët e Shqipërisë e ka një arsye.
Sipas Freedom House, arsyeja e sulmeve gjendet te mbështetja që SHBA e BE i kanë dhënë pa kushte reformës dhe organeve të reja të drejtësisë, organe që po hetojnë zyrtarë të nivelit të lartë.
“Kjo retorikë mosmiratimi ndaj SHBA-së dhe BE-së lidhet me investimin e huaj e të rëndësishëm politik dhe financiar në organet e ndryshme të reja të zbatimit të ligjit dhe në procesin e verifikimit të sistemit të drejtësisë, i cili ka krijuar pritshmëri të larta për hetime për abuzim me pushtetin dhe korrupsion nga zyrtarë aktualë e të mëparshëm”, shkruan Freedom House.
Organizata përmend dënimin me dy vjet burg të ish kryeprokurorit Adriatik Llalla për fshehje pasurie dhe shpërdorim detyre, teksa i referohet rezultateve të organeve të reja të drejtësisë.
Freedom House përmend qëndrimet e presidentit në prag të zgjedhjeve parlamentare, duke shtuar se “Presidenti Ilir Meta bëri fushatë të hapur kundër Partisë Socialiste në pushtet dhe u bëri thirrje qytetarëve, që të përdorin dhunë, nëse vota e tyre cënohej".
Pas këtyre komenteve, shkruan Freedom House, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian u bënë thirrje udhëheqësve politikë të vendit që të "përmbahen" e "të refuzojnë qartë dhunën".
SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?
-
Po
63.1%
-
Jo
17.7%
-
Duhet më shumë
19.2%
Vota total: 1464
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Intervista e fundit e Parashqevi Simakut dhe bashkëshortit të saj Robert Nolfe, uronin shqiptarët për festat (VIDEO)
19 Dhjetor 2024, 16:27
-
Ministri i Jashtëm Hasani pret homologun nga Polonia: Zgjerimi i BE, prioritet edhe i presidencës polake
19 Dhjetor 2024, 16:07
-
VIDEOLAJM/ Karvani meksikan i emigrantëve vijon rrugëtimin drejt SHBA
19 Dhjetor 2024, 15:58
-
Guvernatori i Kalifornisë shpall gjendjen e jashtëzakonshme për gripin e shpendëve
19 Dhjetor 2024, 15:18
-
Trump rrëzon buxhetin e përkohshëm të SHBA
19 Dhjetor 2024, 15:12
-
Shqipëria e Kosova nesër mbledhje të përbashkët të dy Kuvendeve, ‘përjashtohen’ Berisha e Basha! Lista e deputetëve pjesëmarrës
19 Dhjetor 2024, 14:16
-
Putin i drejtohet kombit: Gati për një ‘duel’ raketor me SHBA-në
19 Dhjetor 2024, 13:20
-
Samiti/ Rama: Një ditë afrimi i mëtejshëm me Europën, u mbështet fuqimisht plani ynë me KE për mbylljen e negociatave në fund të vitit 2027 (FOTOT)
19 Dhjetor 2024, 09:00
-
Trump 'provokon' përsëri dhe trazon rrjetin: Kanadaja të bëhet shteti i 51-të i SHBA-ve!
19 Dhjetor 2024, 08:39
-
LIVE- Përplasje në Kuvend, 'mollë sherri' Bashkim Ulaj dhe interpelanca me Ballukun! Shehaj bllokon 4 orë foltoren, Spiropali e përjashtoi, Noka e shtyn me forcë
19 Dhjetor 2024, 08:07
-
5 vite SPAK, SHBA: Pavarësia, vendimtare! Zgjasni mandatin për prokurorët! Dumani: Jemi kërcënuar ne dhe familjarët, s’ka të paprekshëm
19 Dhjetor 2024, 07:22
-
Samiti BE-Ballkani Perëndimor/ Publikohet deklarata e përbashkët, ja çfarë u diskutua në Bruksel
18 Dhjetor 2024, 22:53