Analisti Frrok Çupi, ndërsa komentoi ftesën që kryeministri Edi Rama i bëri kryedemokratit Lulzim Basha për bashkëpunim pas zgjedhjeve të 25 prillit, tha se bashkëpunimi i shumicës me opozitën, është sfida më e madhe e këtyre 30 viteve. I ftuar në studion e "Report TV", Çupi u shpreh se ky bashkëpunim do të bënte që individët e të dyja palëve të jetonin të barabartë.
Sipas tij, në vendin tonë, individi i partisë që humbet zgjedhjet, humb shpresën që do jetojë si tjetri, gjë që analisti e cilësoi si makabritet. Çupi tha se janë Presidenti Ilir Meta dhe ish-kryeministri Sali Berisha ata që kanë interes për të ruajtur konfliktin.
" Deklarata e Ramës sfida më e madh enë këto 30 vite. Interesi më i madh për të ruajtur konfliktin, është i Ilir Metës dhe Sali Berishës, këta të dy përfaqësojnë shtyllat e shkatërrimit. Bashkëpunimi i maxhorancës me opozitën për çështjet themelore siç është ekonomia, çështja kombëtare, paqja dhe stabiliteti, në mënyrë që ky bashkëpunim të zbresë te individi, që do të thotë si individi i njërës palë edhe ai i palës tjetër, të jetojnë të barabartë. Ne kemi një gjë që individi partia e të cilit humb, humb shpresën që do jetojë si tjetri, makabritet. Duke siguruar bashkëpunimin, individët garantohen të gjithë njësoj", tha ai.
Sipas tij, LSI po shkon drejt shpërbërjes, pasi nuk ishte ndërtuar për rrugë të gjatë.
"LSI po shkon në fatin e vet, nuk ishte ndërtuar për rrugë të gjatë, për shkak të filozofisë që kishte, anëtarësisë, targetit që kishte zgjedhur, veset që i mori rrugës. Lëvizja Socialiste për Integrim veproi gjithë rrugës me hile, me bërryla. Ti merret sa më shumë pushtet PD, i mori ministritë me para dhe ato i përdori për të blerë vota. Xhelozia është te Rama, të gjithë tentojnë t'i qëndrojnë pranë Ramës. Prandaj ai rri në Vlorë, LSI ka luajtur me disa pozicione, për të shtyrë PD dhe për të dalë forcë e parë para PD, varianti i dytë për të marrë kryesinë e opozitës dhe e treta për t'u afruar me Ramën", theksoi Çupi.
Lajmi kryesor:
"Edhe fëmijët e mi të shuhen si të Adem Jasharit", Frrok Çupi komenton deklaratën e Metës: Makabritet i madh, po ndez flakët e akteve terroriste në vend
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?
-
Po
63.1%
-
Jo
17.7%
-
Duhet më shumë
19.2%
Vota total: 1464
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Shqipëria e Kosova nesër mbledhje të përbashkët të dy Kuvendeve, ‘përjashtohen’ Berisha e Basha! Lista e deputetëve pjesëmarrës
19 Dhjetor 2024, 14:16
-
Ambasada e SHBA tha se nuk do punonte me persona 'non grata'/ Berisha: E shkroi Yuri Kim! Pëllumbesha Spirogjoka trembet nga 5 milionshi
19 Dhjetor 2024, 13:05
-
Rama: Vota e diasporës premtim i realizuar, shërbimet do i ofrojmë me Inteligjencë Artificiale! Marrëveshja me Greqinë për pensionet e vështirë
19 Dhjetor 2024, 10:07
-
Namir Lapardhaja: Unë jam Zoti juaj më i lartë!
19 Dhjetor 2024, 09:16
-
Samiti/ Rama: Një ditë afrimi i mëtejshëm me Europën, u mbështet fuqimisht plani ynë me KE për mbylljen e negociatave në fund të vitit 2027 (FOTOT)
19 Dhjetor 2024, 09:00
-
Samiti BE-Ballkani Perëndimor, Costa: Duhet të krijojmë kushtet për zgjerim, por integrimi në bazë të meritës! Von der Leyen: 300 mln euro për reformat
18 Dhjetor 2024, 20:25
-
Dita Ndërkombëtare e Emigrantëve/ Basha: Të lëmë pas korrupsionin dhe keqqeverisjen, në 11 maj bëhuni pjesë e ndryshimit
18 Dhjetor 2024, 16:22
-
Basha: T’i japim fund tangos personale, kush voton Berishën merr dhe Ramën në paketë dhe anasjelltas! Jo interesave të Trekëndëshit të Bermudës
18 Dhjetor 2024, 12:53
-
Berisha: Drejtësia nën ndikim politik, kush flet kundër Ramës shkon në burg si Salianji e Meta! Paraburgimet janë plotë
18 Dhjetor 2024, 12:30
-
Shqipëri-BE marrëveshje bashkëpunimi për sigurinë e mbrojtjen, jep 13 milionë euro për ushtrinë! Rama: Lidhje e pandashme! Hasani: Luftojmë kërcënimet kibernetike
18 Dhjetor 2024, 11:31
-
Çelja e negociatave për Grupkapitullin 6, Rama: Një tjetër ditë krenarie, drejt objektivit të anëtarësimit të Shqipërisë në BE brenda 2030 (FOTOT)
18 Dhjetor 2024, 08:42
-
'Jeni zgjedhur pa asnjë kushëri dhe parti', Rama me stafin civil e ushtarak shqiptar në NATO: Kushedi sa italianë e gjermanë keni lënë pa punë
17 Dhjetor 2024, 19:50