Paraditja paraqitet me kthjellime në pjesën më të madhe të vendit. Ndërsa pasditja në vendin tonë sjell fuqizim të përkohshëm të vranësirave në territor, kryesisht Qendër dhe zonat Juglindore.
Por sipas IGJEUM-it, ((Instituti i Gjeoshkencave, Energjise, Ujit dhe Mjedisit), nuk përjashtohet mundësia (ndonëse shumë e vogël) që pasditeve në zona shumë të kufizuara të qarqeve të ketë ndonjë reshje në formë shtrëngate me kohëzgjatje të shkurtër (jo më shumë se 1 orë), më e mundshme në terrenet malore (dhe ato pranë tyre).
Ndërsa temperaturat do të jenë: në bregdet 20 / 32 °C, në vendet e ulëta: 20 / 34 °C dhe në vendet malore: 15 / 29
Komento