Me iniciativë të UEFA-s Federata Shqiptare e Futbollit ka vënë në zbatim projektin ‘playmaker’ që ka për qëllim të afrojë me futbollin vajzat nga 5 deri në 8 vjeç. Kjo nëpërmjet personazheve të tyre të preferuar të Disneyt.
Armando Duka, president i FSHF-së: “Dy janë prioritet kryesore të federatës shqiptarë të futbollit. Futbolli për fëmijë dhe për vajzat. Dhe ku më mirë se sa me ju, me fëmijët, është inicimi i projektit. Edhe fëmijë edhe vajza.”
Duke qenë se është një kategori e re edhe trajnerët janë të certifikuar nga UEFA.
Armando Duka, president i FSHF-së: “Vajzat që janë këtu, zyshat, mësuese janë trajnuar nga instruktorët e federatës shqiptare të futbollit por edhe UEFA-s. Jo vetëm këta mësues që janë këtu, por ka edhe të tjerë në të gjithë Shqipërinë që të luajnë futboll.”
‘Playmaker’ është më shumë se futboll, pasi një nga qëllimet primare është edhe socializimi me bashkëmoshataret.
Mirjeta Ndoci, trajnere futbolli: “Vajzat do t’i inkurajoja që të bëheni pjesë e projektit ‘playmaker’, pasi këtu do të gjeni argëtim, kënaqësi dhe mirësi, por patjetër edhe futboll.”
Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?
-
Po
63.1%
-
Jo
17.7%
-
Duhet më shumë
19.2%
Vota total: 1464
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
U plagos gjatë përleshjes ku u vra Martin Cani, FSHF i ofron fizioterapi dhe trajtim të specializuar 14-vjeçarit: Do mbulohen të gjitha shpenzimet!
18 Dhjetor 2024, 09:57
-
Rikthehet Superliga Evropiane, UEFA dhe FIFA vihen në dijeni! Do quhet 'Unify League', detajet e kompeticionit
17 Dhjetor 2024, 15:43
-
E konfirmojnë në Itali, Juventusi futet në garë për Cristian Shpendin! Vëzhgues në disa ndeshje
16 Dhjetor 2024, 17:02
-
Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s mban mbledhjen e fundit për vitin 2024, të gjitha vendimet që u morën
16 Dhjetor 2024, 15:20
-
Evropiani U-21 mes Shqipërisë dhe Serbisë, UEFA s'e shqyrton çështjen! Burime: Është shtyrë në shkurt
16 Dhjetor 2024, 14:07
-
Superliga/ Teuta 'i fik dritat' Egnatias, i mposht 2-1 dhe i heq mundësinë e kreut! Skënderbeut 2-2 ndaj Bylis, Dinamo kryeson pas gjysmës së sezonit
15 Dhjetor 2024, 18:48
-
Ikin dritat në stadiumin e Durrësit, Teuta - Egnatia ndërpritet për pesë minuta
15 Dhjetor 2024, 17:20
-
Bëma nga Kategoria e Tretë, miqtë braktisin ndeshjen dhe gjithë ekipi ndëshkohet me karton të verdhë
15 Dhjetor 2024, 16:41
-
Superliga/ Tirana në pikë të hallit, Dinamo e mposht 2-1 në derbi dhe merr kreun! AF Elbasani ndal 2-2 Partizanin në kryeqytet, Vllaznia fiton kundër Laçit
14 Dhjetor 2024, 21:08
-
Botërori 2026/ Përballja kundër Shqipërisë, Serbia pa tifozë në Tiranë (VIDEO)
14 Dhjetor 2024, 20:14
-
Kualifikueset e Botërorit 2026, Rraklli për Report TV: S'e doja këtë short, Sylvinho të bëjë ndryshime! Leci: Serbia mendjen për telashe, Kosova e ka vështirë
14 Dhjetor 2024, 16:00
-
Kushtet atmosferike, shtyhen tre ndeshje në Kategorinë e Parë
14 Dhjetor 2024, 15:06