Gara për plotësimin e vakancës në Gjykatën Kushtetuese, pas përfundimit të mandatit të gjyqtarit Altin Binaj, nxiti debat në Komisionin e Ligjeve. Kreu i Grupit Parlamentar demokrat Enkelejd Alibeaj, tha se një prej kandidatëve nuk ka kaluar filtrin e Autoritetit të Dosjeve, pretendim që e rrëzoi kryetarja e komisionit Klotilda Bushka.
Report TV ka siguruar shkresën e Avokatit të Popullit nga ku mësohet se kandidati për të cilin flet Alibeaj, është Ardian Dvorani. Në shkresë thuhet se ai nuk ka dhënë sqarime se përse kishte certifikatë pastërtie nga komisionet Bezhani e Mezini, edhe pse punonte në sektorin privat kur komisionet operonin.
“Veprimet verifikuese të paplota. Nevojitet hetim shtesë....Duhet të përcaktohet data në të cilin janë marrë këto çertifikata dhe arsyeja pse janë marrë, duke patur parasysh se deri në vitin 1998’, kandidati ka ushtruar aktivitet privat dhe ska patur shkak që ti nënshtrohej verifikimit nga të dyja komisionet....Në lidhje me 4 itet e deklaruara nga kandidati për ushtrimin e detyrës së avokatit, nuk provohet të ketë deklaruar ndonjë të ardhur për punën e bërë dhe as të ketë paguar detyrimet përkatëse, rrethanë që ka qenë penalizuese për një sërë kandidatësh në KED të mëparshëm”.- tha Alibeaj.
Mungesa në komision e kandidates për anëtare të Gjykatës Kushtetuese, Arta Vorpsi ishte një tjetër moment përplasjesh.
Mazhoranca votoi kalimin për seancë plenare të tre kandidaturave, Mariana Semini, Ardian Dvorani dhe Arta Vorpsi të përcjella nga KED, duke respektuar renditjen e caktuar nga KED. Sipas ligjit, kuvendit i duhet shumica e cilësuar prej mbi 84 votash në seancë plenare për të përmbysur renditjen e KED. Në të kundërt, Mariana Semini pritet të jetë gjyqtarja që do të plotësojë vakancën në Gjykatën Kushtetuese.
M.Q./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?
-
Po
63.1%
-
Jo
17.7%
-
Duhet më shumë
19.2%
Vota total: 1464
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ripërtëritja e Kushtetueses/ Syri kërcënon anëtarët e Gjykatës: Burg nëse ndërprisni mandatin e gruas së Andi Bejtjes, shefit të lajmeve te Syri Tv
17 Dhjetor 2024, 16:47
-
Seanca për mbarimin e mandatit të kryetares së Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj shtyhet për 23 dhjetor
17 Dhjetor 2024, 16:18
-
Kriza me Gjykatën Kushtetuese, Karaj: Zaçaj ka firmosur mandatin e lënë nga Vitore Tusha deri në mars! Flogert Muça: Amerikanët nuk kanë reaguar, ky është mesazhi!
16 Dhjetor 2024, 22:31
-
Spahiu: Përplasja e Gjykatës së Lartë me Kushtetuesen, rast i paprecedent në historinë e Shqipërisë
16 Dhjetor 2024, 21:53
-
Meta: Gjykata Kushtetuese në krizë, narkoshteti po shkatërron sovranitetin e popullit
16 Dhjetor 2024, 20:57
-
Profesionet e Lira, Tabaku te Ekonomia: Akti Normativ i vonuar, t'u falen gjobat e kamatat
16 Dhjetor 2024, 14:43
-
Gjykata e Kushtetuese shtyn vendimin për Holta Zaçaj! I jep kohë kryetares të paraqesë opinionin e vet
16 Dhjetor 2024, 14:13
-
Jorida Tabaku: Shumica nuk qeveris sipas barazisë përpara ligjit, Parlamenti nuk zbaton vendimet e Gjykatës Kushtetuese
15 Dhjetor 2024, 10:21
-
Përplasja për mandatin e Zaçajt, Logu në Report Tv: Ka prapavijë politike, grusht shteti! Kara: E nxitur nga Berisha! Avokati: PS-PD janë bërë bashkë
13 Dhjetor 2024, 18:30
-
Tërhiqet Zaçaj, kërkon deklarimin e përfundimit të mandatit, s’ka vendim në Mbledhjen e Gjyqtarëve! Sulmon Gjykatën e Lartë: Tejkaloi kompetencat, e paprecedentë
12 Dhjetor 2024, 17:57
-
Debate në Kuvend për Opinionin e Venecias për Xhaçkën/ Bardhi: Shpikët një opinion që nuk ekziston! Bushka: Autonomia parlamentare fitoi të drejtën
12 Dhjetor 2024, 12:53
-
Mandati i Xhaçkës, shpërthen Dash Sula në Report Tv: Pse mazhoranca e çon veten në këtë derexhe?! Vetëm ata e lexojnë Opinionin e Venecias ndryshe, edhe zonja 'Pushka'
11 Dhjetor 2024, 15:05