Gazeta greke: Mesazhi i prerë që Mitsotakis i çoi mbrëmë Ramës! Qeveria shqiptare e tejkaloi kufirin me çështjen Beleri
Liderët e Ballkanit në Athinë
Mediat greke analizojnë darkën e mbrëmshme të thirrur nga kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis në Athinë me liderët e rajonit dhe të Bashkimit Evropian.
Në këtë takim nuk ishte i ftuar kryeministri Edi Rama dhe ftesa iu bë presidentit të Shqipërisë Bajram Begaj i cili refuzoi pjesëmarrjen. Marrëdhëniet e Greqisë me fqinjin e saj veriperëndimor u përkeqësuan për shkak të burgosjes së kryetarit të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri, i cili i arrestua në maj nën dyshimet për blerje votash.
Gazeta greke “Kathimerini” shkruan se Mitsotakis i çoi mbrëmë një mesazh të qartë Edi Ramës.
“Qëllimi i dytë i arritur është mesazhi i rëndësishëm i mosftesës së kryeministrit shqiptar Edi Rama në darkë.
Mesazhi nuk i drejtohej vetëm Tiranës, por shkoi në të gjitha drejtimet dhe thoshte se Greqia nuk do të tolerojë asnjë lëvizje që ose cenon interesat e saj ose nuk është në përputhje me standardet evropiane. Qëndrimi i Athinës ka qenë prej kohësh i qartë dhe thotë se qeveria shqiptare ka tejkaluar kufirin me çështjen Beleri" shkruan “Kathimerini”
Gazeta tjetër greke, “iefimerida” citon një zyrtar të lartë europian për çështjen Beleri, që sipas saj theksoi në kushte anonimati se “çelësi” është zgjidhja e mosmarrëveshjeve dypalëshe për integrimin në BE.
“Zgjidhja e mosmarrëveshjeve dypalëshe me vendet kandidate në BE është e një rëndësie parësore, veçanërisht mosmarrëveshjet lidhur me të drejtat e pakicave, vuri në dukje një zyrtar i lartë evropian pas darkës së udhëheqësve në Athinë” shkruan gazeta.
S.G/SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?
-
Po
63.1%
-
Jo
17.7%
-
Duhet më shumë
19.2%
Vota total: 1464
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Atentati ndaj shqiptarëve në Athinë, rihapet dosja e vrasjes së 32-vjeçarit shqiptar Roan Brahimi, armikut të Ervis Martinajt! Dyshohet se kanë lidhje
17 Dhjetor 2024, 15:10
-
Ekzekutimi mafioz në Athinë, policia heton motivet që fshihen pas atentatit ndaj Irakli Davellas! Shoku i tij rëndë në spital
16 Dhjetor 2024, 09:23
-
VIDEO/ Frikë në këndin e lojërave në Athinë, fëmijët mbesin në ajër pasi ikin dritat në park
15 Dhjetor 2024, 13:11
-
Greqi/ Shqiptarëve u ndalohet tubimi në Athinë, Policia greke: Mund të shkaktojë tensione dhe reagime negative
14 Dhjetor 2024, 21:49
-
Policia greke thellon hetimet për rrjetet shqiptare të drogës! Numrat e telefonave të bosëve të drogës, përgjimet në SKY ECC dhe lidhja me MATRIX
9 Dhjetor 2024, 21:19
-
Dosja SKY ECC/ E-maili që zbuloi oficerin grek të Antidrogës dhe lidhjet me bosin shqiptar të narkotrafikut! Europoli dërgoi mbi 3 mijë dosje, si funksiononte rrjeti
9 Dhjetor 2024, 17:25
-
Dosja SKY ECC në Greqi, zbulohen emrat e 15 shqiptarëve të implikuar, mes tyre edhe i vrari Aleksandër Sadikaj! Kundërshtar i klanit tjetër shqiptar
6 Dhjetor 2024, 16:15
-
VIDEO/ 112-vjetori i Pavarësisë, shqiptarët 'paralizuan' Athinën mbrëmjen e djeshme! Flamuj të shumtë, rrugë të bllokuara dhe muzikë shqip
29 Nëntor 2024, 10:41
-
Shef i NATO-s, Mark Rutte viziton sot Turqinë ku do takohet me Erdogan dhe Fidan! Nesër do të jetë në Athinë
25 Nëntor 2024, 09:49
-
Paralizohet Greqia, sot grevë 24 orëshe në sektorin publik dhe privat
20 Nëntor 2024, 08:21
-
' Pagat në turizëm, konkurruese me Athinën!' Rama platformë me ofertat e tregut për emigrantët: Çmenduri të rrish në ndërtim në Greqi, kur rrogat këtu janë super
16 Nëntor 2024, 09:50
-
GJKKO kalon për gjykim dosjen e Jorgo Goros për tjetërsimin e 10 mijë metra katror tokë! Ish kryebashkiaku i Himarës kërkon gjykim të shkurtuar
15 Nëntor 2024, 10:56
Ftesa per perfaqesuesin e Kosoves,te cilen Greqia nuk i njeh qenesine si shtet,duket qe eshte bere per te bere pervete Ramen.Ne ftojme kosovaret,por ju lironi Belerin!
PërgjigjuDarka me sufllaqe mbaroi, nuk na e ndjen. Organizoni darka kot.
PërgjigjuKy eshte nji mesazh per micon qe mos te fusi hundet ne shtepin e tjetrit,dhe i themi micos te ket kujdes me shqiptaret,nji gje eshte e qart qe jemi gati per cdo gje ,fuck greqia
PërgjigjuMe vendimin e fundit kunder belerit SHQIPERIA fitoi nje here e mire me <trimat> greke
Përgjigju