TIRANË - Efektivat e repartit Special Shqiponjat, parandalojnë një vrasje teksa kanë kapur dy persona të armatosur me një pistoletë Glock me dy karikatorë, në pritje për të ekzekutuar gjaksin.
Operacioni i Shqiponjave është kryer në afërsi të kryqëzimit të Zogut të Zi, ndërsa disa prej momenteve të veprimeve policore janë filmuar nga kamera e A1Report.
Ky është automjeti tip ‘Benz’, ku ndodheshin personat e armatosur, dhe kjo është pistoleta tip Glock dhe disa sende personale të tyre.
Të pyetur nga A1Report burimet policore të Tiranës thanë se një prej të shoqëruarve, Mustafa Liçi, 22 vjeç ka marrë përsipër posedimin e pistoletës dhe ka pranuar se kishte ardhur nga Shkodra dhe se ishte në pritje të gjaksit.
Të njëjtat burime thanë se ngjarja e parandaluar ka të bëjë me një konflikt të vjetër gjakmarrjeje të familjes së Liçit, por nuk dhanë detaje rreth saj.
Për hetimin e plotë të ngjarjes janë kërkuar informacione dhe janë përfshirë edhe strukturat e krimeve ndaj jetës së drejtorisë së Policisë së Shkodrës.
Veprimet hetimore janë përqendruar në identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në planin e vrasjes, si dhe mënyrën e sigurimit të armës me të cilën do të kryhej krimi.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?
-
Po
63.1%
-
Jo
17.7%
-
Duhet më shumë
19.2%
Vota total: 1464
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ibrahim Lici u arrestua në Turqi për vrasjen e Endri Mustafës, babai i 31-vjeçarit: Kam prova që djali ka qenë në Tiranë kur ndodhi vrasja
20 Shkurt 2024, 11:41
-
VIDEO/Ibrahim Lici në kërkim, paraqitet në SPAK i ati Mustafa Lici
24 Janar 2024, 10:41
-
Sfidoi OFL-në dhe refuzoi të deklarojë pasurinë, pse u detyrua Lulzim Basha të heqë nga koalicioni Mustafa Licin?
26 Shkurt 2021, 16:09
-
Negociatat e vështira të Bashës për koalicionin me 12 aleatët që zgjatën deri në mesnatë! Nga firma e Sali Shehut dhe e Ndokës, te dorëheqja e Bamir Topit
25 Shkurt 2021, 15:05
-
Paradoksi/ ‘Armiqtë’ që do bashkëjetojnë në koalicionin e PD-së, Topi-Berisha, Dule-Idrizi, republikanë dhe monarkë, krimi dhe dekriminalizimi
25 Shkurt 2021, 08:38
-
Basha nënshkruan koalicionin me ish partinë e Mark Frrokut, i gëlltiti akuzat për inkriminim në politikë?!
24 Shkurt 2021, 21:03
-
Pjesë e koalicionit të Bashës, kush është Mustafa Lici që dikur i drejtonte gishtin Voltana Ademit! I pari që sfidoi OFL-në, refuzoi të deklarojë pasurinë e të birit (VIDEO)
24 Shkurt 2021, 17:17
-
Publikohet dokumenti i marrëveshjes, zbardhen partitë në koalicion me Bashën! Udhëheq PD, dorëzohet në KQZ nga Kaso
24 Shkurt 2021, 16:14
-
Rasti i dytë, i dënuari për moskallëzim krimi për vrasjen e Kasmit refuzon OFL-në: Nuk jam subjekt i aktit normativ
27 Qershor 2020, 11:05
-
Drogë e prostitucion, OFL u kërkon llogari për pasurinë 3 'të fortëve' në Tiranë! (PASURIA e Qordjes që ndërroi mbiemrin)
14 Maj 2020, 08:55
-
I pari që sfidon OFL-në/ Babai i Ibrahim Licit: Djali im s'ka pse të deklarojë pasurinë, s'është subjekt i ligjit
13 Maj 2020, 20:34
-
Ekskluzive/ OFL-ja u çoi formularin, zbardhet pasuria e vëllezërve Cafi në Shkodër, firmë peshku, njësi tregtare, hotel e restorante (VIDEO)
13 Maj 2020, 14:43