Deputeti i Partisë Demokratike Agron Gjekmarkaj, në një fjalim që ka mbajtur sot në Kuvend, ka shigjetuar përdorimin e Kosovës për politikën e ditës, duke mos kursyer edhe Sali Berishën.
“Dua t'ju kujtoj se Shqipërinë dhe Kosovën atë qe ka filluar tek loti si robëri e gjaku si liri e kane bërë të paret poetet, më pas luftarët e diplomatet dhe në fund i kanë kthyer të dyja në milet bahçe personale politikanet”, tha Gjekmarkaj, i cili më pas ju kthye që në vitet 90 kur Berisha si President e përdorte Kosovën dhe figurat e saj për çështje të ditës.
“Jo vetëm kur i quanim miq kosovaret e vëllezër kinezet, as vetëm për spiunimet që ju bënim intelektualëve të tyre kur vinin këndej, e sigurisht as për burgosjen si mikpritje kur kalonin kufirin në kërkim të lirisë në shtetin amë, as për përbuzjen krahinore e dialektore që shpesh e shfaqem në media e spektakle, as vetëm për termin malok, për kundërvënien ndaj Adem Demaçit ndaj prijësit Ibrahim Rugova, as për etiketimin e tij tradhtar nga ministrat shqiptar, duke ndarë atë populli i Kosovës kishte bashkuar vetëdijen e tij e shumë më tepër se kaq për trajtimin e Kosovës si gur shahu në lojën e përditshme politike, abuzimin me të për kredo politike, akuzat në lidhje me të se kush është patrioti e kush tradhtari për ti vënë stërkëmbës kundërshtarit me emrin Kosove e kosovar në gojë si salsiçe apo suxhuk, dëshira për ti përdorur politikanet e saj, shkrimtarët e saj si mbështetje politike në Shqipëri, drekat e darkat me ta po kaq”, tha Gjekmarkaj.
Edhe pse ka sulmuar kryeministrin Edi Rama për Ballkanin e Hapur, fjalimin e tij në Strazburg e quajti si ‘më të kalkuluarin’.
“Foli dhe Kryeministri i Shqipërisë i cili është kundërshtari im politik, që çdo ditë që ai qeveris këtë vend e konsideroj tejkalim të së drejtës, por fjalimi i tij atje për raportin e Dik Martit nuk mund të kritikohet lehtë, ndoshta më i kalkuluari që ai ka mbajtur, por nga ana tjetër në këto 9 vite ai ka marrëdhëniet më të këqija me Kryeministrat e Kosovës dhe një nivel formal retorikë bashkëpunimi të çdo natyre”, tha ai.
Lajmi kryesor:
Interpelancë për sezonin veror, Zhupa: Ministrja e Turizmit, të kishte dhënë dorëheqje pas tragjedive! Kumbaro: S’mund të kthehet foltorja e Kuvendit në shtëpi njoftimesh funerale
M.Q./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?
-
Po
63.1%
-
Jo
17.7%
-
Duhet më shumë
19.2%
Vota total: 1464
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Vjosa Osmani e zemëruar me BE pas samitit të Ballkanit Perëndimor
19 Dhjetor 2024, 11:17
-
Zhupa: Po betonizoni zonat e mbrojtura, qofteri në Butrint. Ministrja më duargjatë, keni dhënë 5,8 mln m2 tokë
19 Dhjetor 2024, 10:42
-
Debate në Kuvend/ Shehaj akuzon Ballukun: Ka 6 muaj shmang interpelancën, 1,3 mld euro Thumanë-Kashar, skandal! S’ka lekë për pensione, por hedh valle në festat e PS
19 Dhjetor 2024, 10:25
-
LIVE- Përplasje në Kuvend, 'mollë sherri' Bashkim Ulaj dhe interpelanca me Ballukun! Shehaj bllokon 4 orë foltoren, Spiropali e përjashtoi, Noka e shtyn me forcë
19 Dhjetor 2024, 08:07
-
Protestoi te ‘Infrastruktura’ se nuk i jepnin fondin e rindërtimit, 62-vjeçares i premtohet zgjidhje pas denoncimit në Report Tv! Natën e kaloi para Ministrisë
18 Dhjetor 2024, 08:50
-
Nuk merr fondin për dëmtimin e shtëpisë nga tërmeti, gruaja në grevë urie para Ministrisë së Infrastrukturës: Balluku të më japë zgjidhje ose të marrë dhuratë vetëflijimin tim
17 Dhjetor 2024, 18:45
-
Përplasje të ashpra tek Komisioni i Edukimit, Kushi: Më jep fjalën, të të vijë turp! Zhupa: As kam vjedhur, as kam qenë ministre
16 Dhjetor 2024, 20:55
-
Blushi nga Fieri: Rama 'babai' i korrupsionit, Balluku duhet të ishte në burg! Meta u arrestua sepse i denoncoi, SPAK në kontroll të kryeministrit
15 Dhjetor 2024, 19:31
-
Bardhi denoncon zv/kryeministren: Vetëm me firmën e Ballukut ndodhin vjedhje dhe skandale të tilla, çfarë duhet më shumë për të mbajtur përgjegjësi?!
15 Dhjetor 2024, 19:13
-
PS ndez motorët në Kukës, Majko: Opozita e vjetër destabilizuese, e reja populiste! Kushi: Më shumë angazhim për votën e diasporës
14 Dhjetor 2024, 21:10
-
Berisha: Belindën mos e thërrisni më Lubi Balluku, por Lubi Loti! Si mund të ndahen 13 km rrugë në 14 kontrata?! Në 11 maj PS do pësojë disfatë të thellë
12 Dhjetor 2024, 12:45
-
Interpelanca për vrasjen e 14-vjeçarit/ Zhupa kërkon dorëheqjen e Manastirliut: Sistem i dështuar! Ministrja: Ke hallin e karrgies, s’të ndihmojmë dot
12 Dhjetor 2024, 11:08