Drejtuesit e trenave në Gjermani do të qëndrojnë në grevë për gjashtë ditë duke filluar nga 24 janari.
Unioni Gjerman i Makinistëve të Trenave (GDL) njoftoi se greva e drejtuesve të trenave të pasagjerëve do të fillojë të mërkurën në orën 02:00 të mëngjesit me orën lokale dhe do të përfundojë të hënën e ardhshme në orën 18:00.
Kreu i GDL-së, Claus Weselsky, tha se operatori hekurudhor ‘Deutsche Bahn’ ka dështuar të dalë me një ofertë të pranueshme. Ai akuzoi negociatorin e operatorit, Martin Seiler, për mashtrim të publikut.
“Ne mund të lexojmë. Ne e dimë se çfarë është shkruar atje. Dhe kjo nuk është një bazë për negociata me ‘Deutsche Bahn", u tha Weselsky gazetarëve në Berlin.
Greva e fundit do të jetë aksioni i katërt dhe më i gjatë industrial nga sindikata në kuadër të raundit të vazhdueshëm të negociatave kolektive me operatorin ‘Deutsche Bahn’, raporton media turke Anadolu.
Sindikata po insiston për një rritje të pagës për 555 euro në muaj dhe një këst kompensimi të njëhershëm të inflacionit deri në 3 mijë euro.
Sindikata kërkon edhe uljen e orarit të punës për punëtorët me turne, nga 38 në 35 orë në javë dhe pa ulje të pagës.
S.S/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?
-
Po
63.1%
-
Jo
17.7%
-
Duhet më shumë
19.2%
Vota total: 1464
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Arrestohet në Gjermani Florian Marku, boksieri shqiptar 'hesape' me drejtësinë greke
18 Dhjetor 2024, 22:10
-
Media gjermane pranon se artikujt për Portin e Durrësit ishin të gabuara dhe i tërheq mbrapsht
17 Dhjetor 2024, 21:04
-
Gjermania që ne njihnim është zhdukur
17 Dhjetor 2024, 20:53
-
Atentati ndaj shqiptarëve në Athinë, rihapet dosja e vrasjes së 32-vjeçarit shqiptar Roan Brahimi, armikut të Ervis Martinajt! Dyshohet se kanë lidhje
17 Dhjetor 2024, 15:10
-
Nderohet Franz Beckenbauer, Superkupa e Gjermanisë merr emrin e tij
16 Dhjetor 2024, 22:15
-
Scholz humbet votëbesimin, Gjermania shkon në zgjedhje të parakohshme
16 Dhjetor 2024, 16:51
-
Skandal me futbollistin e Dortmund, babai i tij zbulon moshën reale: Mora certifikatë false
15 Dhjetor 2024, 21:00
-
Kostot e banimit po varfërojnë gjermanët
15 Dhjetor 2024, 10:39
-
Scholz kërkon votëbesim, Gjermania drejt zgjedhjeve të parakohshme
11 Dhjetor 2024, 18:28
-
Scholz dhe Vuçiç takohen në Gjermani, bisedime për litiumin
10 Dhjetor 2024, 15:04
-
Ndalen dy motorë të Evropës: Franca i bashkohet Gjermanisë në kaosin politik
5 Dhjetor 2024, 17:03
-
A do të arrestohej Netanyahu në Gjermani?
3 Dhjetor 2024, 12:19