Gjirokastër, përplasje me armë mesdy grupeve,dyshohet çështje borxhesh - Shqiptarja.com

Gjirokastër, përplasje me armë mes
dy grupeve,dyshohet çështje borxhesh

Një çështje borxhi është bërë shkak për një përplasje me armë zjarri midis dy grupeve kriminale në Gjirokastër.

Nga kjo ngjarja ka mbetur i plagosur Jani Aliaj i cili është pjesëtar i njërit prej grupeve që u konfliktuan me armë zjarri dhe plagët ai i ka marrë në pjesën e gjymtyrëve të sipërme.

Policia ka konfirmuar lajmin, por deri tani nuk ka dhënë ndonjë detaj tjetër rreth personave të përfshirë në këtë ngjarje apo arsyet e këtij konflikti që ka ndodhur në mes të qytetit të Gjirokastrës.

Ja njoftimi i policisë
Gjirokastër.
Në afërsi të  ‘’Urës së Lumit ‘’, lagja  ’’18-Shtatori’’ , Gjirokastër ,  pranë  karburantit është plagosur me armë zjarri në dorë shtetasiJ.A  , 39 vjeç , banues në Tepelenë , i cili është jashtë rrezikut për jetën.
Po punohet për evidentimin dhe kapjen e autorit.
 
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?



×

Lajmi i fundit