Gjirokastër/ Zjarri e tymi iu shkon pranë banesave, banorët e fshatit Arshi Lengo evakuohen, vendosen në konviktin e Shkollës së Mesme Pedagogjike - Shqiptarja.com

Gjirokastër/ Zjarri e tymi iu shkon pranë banesave, banorët e fshatit Arshi Lengo evakuohen, vendosen në konviktin e Shkollës së Mesme Pedagogjike

Era e fortë bëri që flakët që kishin përfshirë Lunxhërinë e Gjirokastrës të përhapeshin me shpejtësi drejt zonave të banuara. Për 3 fshatrat Krinë, Arshi Lengo dhe Asim Zeneli të jepej urdhër evakuimi për banorët. Pjesa më e madhe e banorëve të evakuuar janë të fshatit Arshi Lengo, ndërsa po shikohet situata në zonat e tjera në varësi se si do të përparojnë flakët gjatë natës. Banorët e evakuuar do të vendosen në konviktin e Shkollës së Mesme Pedagogjike në Gjirokastër.


Lajmi kryesor:

Zjarret në Gjirokastër, një i vdekur e një i plagosur! Asfiksohet ushtari i FA, jashtë rrezikut! Situata drejt normalizimit, flakët largohen nga banesat!Evakuohen banorët e 3 fshatrave


I.K/KT/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?



×

Lajmi i fundit