Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj tha se ndryshmet në kodin e penal janë të nevojshme për të plotësuar vakuumin ligjor në raste pandemish dhe kjo nuk bëhet për të ndëshkuar qytetarët, por për të mbrojtur jetën e tyre. Gjithashtu ajo i bëri thirrje mediave që të tregohet e përgjegjshme për lajmet COVID që publikon për burgjet, pasi një lajm i rremë mund të sjellë dëme të pariparueshme në rendin dhe sigurinë e vendit por dhe të familjarëve dhe të burgosurve.
"Në menaxhimin e situatave të tilla duhen të ndërmerren nisma ligjore. Një situatë delikate ka qene situata në burgje. Miratuam aktin normativ për lirimin e përkohshëm të të burgosurve me rrezikshmëri të ulët për 3 muaj u bë për të mbrojtur jetën dhe përballuar krizën që sjell COVID-19. Lirimi i tyre ul mundësinë e mbipopullim të burgjeve dhe përballimit me stafin e situatës me stafin që kemi. Të liruari mbahen në vrojtim të vazhdueshëm, janë pezulluar, është pezulluar takimi me familjarët dhe marrja e masave të shtuar sigurie për këtë situatë për të ndaluar përhapjen e covid. Puna e çdo polici dhe gjitha strukturave vështirësohet kur lajmet e rreme përhapen nga mediat për raste COVID-19 në burgje. I bëj thirrje mediave të tregojnë përgjegjësinë pasi krijojnë panik tek të dënuarit dhe familjarët që sjell pasoja të pariparueshme për rendin dhe sigurinë. Propozimet për ndryshim në kodin penal nuk kanë për qëllim ndëshkimin , por mbetjen e jetës së qytetareve gjatë pandemisë. Këto duhet të bëheshim më herët ashtu siç i kanë dhe vendet europiane. Për shkak të vakuumit ligjor në kodin penal lindi nevoja e propozimit dhe plotësimit të tyre. Këto iniciativa janë nënshkruar gjatë një procesi konsultimi me aktoret kryesor", tha Gjonaj
Lajmi kryesor:
Seancë historike! Deputetët me maska, në rresht e ulur në lozha, qeveri-opozitë votojnë masat mbi COVID, vetëm Hajdari kundër ndryshimit të Kodit Penal
I.K/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?
-
Po
63.1%
-
Jo
17.7%
-
Duhet më shumë
19.2%
Vota total: 1464
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Gjonaj: Brenda dhjetorit depozitohet në Kuvend një paketë ligjore kundër dhunës online ndaj grave
4 Dhjetor 2024, 14:55
-
Buxheti 2025/ Gjykata Kushtetuese kërkon rreth 15 mln lekë më shumë! Papandile: Numri i ankimeve është rritur, kemi nevojë për punonjës
13 Nëntor 2024, 11:10
-
Ekonomia/ Koçiu për buxhetin e Shëndetësisë: Hera e parë që kalon 1 mld euro, rimbursim ilaçesh për 400 mijë qytetarë, dëmshpërblim ish të përndjekurve dhe bonus bebesh
12 Nëntor 2024, 13:13
-
Komisioni i Çështjeve Ligjore/ Sekretari i KLP: Duhet fond për sigurinë kibernetike! ILD: Kemi nevojë për para shtesë! Alibeaj: Këtu duhet të ishin kryetarët
11 Nëntor 2024, 11:37
-
Gjykata Administrative shfuqizon vendimin e Kuvendit për përjashtimin e 24 deputetëve të PD nga seancat plenare
6 Nëntor 2024, 13:10
-
Hapja e takimit të 18-të të Komisionit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri, ja delegacioni shqiptar i Kuvendit, vendi dhe ora e takimit
29 Tetor 2024, 12:14
-
Padia e Dashamir Shehit për ndryshimet e Kodit Zgjedhor, Kushtetuesja cakton 26 Nëntorin për dëgjesë publike! (DOKUMENTI)
29 Tetor 2024, 09:49
-
Spiropali në Letoni/ Takohet me homologen Daiga Mierina: Intensifikojmë bashkëpunimin parlamentar! Të dy vendet partnere në NATO
23 Tetor 2024, 15:37
-
Kuvendi ‘hetim’ ligjeve të miratuara, a po funksionojnë? Tabaku për Report Tv: BE nuk do ligje vetëm në letra
19 Tetor 2024, 22:48
-
Rrugëtimi drejt BE, deputetja Gjonaj në Report Tv: Brenda dhjetorit hapim negociatat për kapitujt e politikës së jashtme! PD në krizë, ne vijojmë punën
16 Tetor 2024, 17:39
-
Presidenti Begaj kthen Ligjin për Inspektimet, i 'tërheq veshin' Kuvendit: Shkakton konfuzion, paqartësi dhe pasiguri! S’i është nënshtruar procedurës
14 Tetor 2024, 12:55
-
Anulohet seanca e nesërmeplenare në Parlament! Pritet vizita e Erdogan, ndërsa PD kishte paralajmëruar sërish kaos
9 Tetor 2024, 21:37