Gjykata e Lartë e SHBA-së ka refuzuar një apel të minutës së fundit nga një i burgosur në Arizona për të shtyrë ekzekutimin për vrasjen e një vajze 8 vjeçare në vitin 1984, duke hapur kështu rrugën për ekzekutimin e dytë brenda më pak se një muaji në këtë shtet.
Frank Atwood, 66 vjeç, është planifikuar të vdesë nga një injeksion vdekjeprurës të mërkurën në burgun shtetëror në Firence të Arizonës.
Ai ishte shpallur fajtor dhe dënuar për vrasjen e Vicki Hoskinson, trupi i së cilës u gjet në shkretëtirë.
Ajo ishte zhdukur për disa muaj pasi ishte largua nga shtëpia e saj në Tucson për të hedhur një kartë ditëlindjeje në një kuti postare aty pranë.
Avokatët e Atwood i kishin kërkuar Gjykatës së Lartë shtyrjen e ekzekutimit, duke argumentuar se faktori rëndues që e bëri krimin e tij të përshtatshëm për dënimin me vdekje ishte zbatuar në mënyrë të pavlefshme, raporton agjencia e lajmeve AP.
Kundërshtarët e dënimit me vdekje shqetësohen se Arizona tani do të fillojë të ekzekutojë një valë të burgosurish të dënuar me vdekje, por zyrtarët shtetërorë nuk iu përgjigjën menjëherë një kërkese për koment mbi planet e tyre të ardhshme të ekzekutimit.
Asnjë ekzekutim tjetër nuk është planifikuar deri më tani në Arizona, e cila ka 112 të burgosur të dënuar me vdekje./REL
G.MO/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?
-
Po
63.1%
-
Jo
17.7%
-
Duhet më shumë
19.2%
Vota total: 1464
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
VIDEOLAJM/ Karvani meksikan i emigrantëve vijon rrugëtimin drejt SHBA
19 Dhjetor 2024, 15:58
-
Guvernatori i Kalifornisë shpall gjendjen e jashtëzakonshme për gripin e shpendëve
19 Dhjetor 2024, 15:18
-
Trump rrëzon buxhetin e përkohshëm të SHBA
19 Dhjetor 2024, 15:12
-
Putin i drejtohet kombit: Gati për një ‘duel’ raketor me SHBA-në
19 Dhjetor 2024, 13:20
-
Trump 'provokon' përsëri dhe trazon rrjetin: Kanadaja të bëhet shteti i 51-të i SHBA-ve!
19 Dhjetor 2024, 08:39
-
5 vite SPAK, SHBA: Pavarësia, vendimtare! Zgjasni mandatin për prokurorët! Dumani: Jemi kërcënuar ne dhe familjarët, s’ka të paprekshëm
19 Dhjetor 2024, 07:22
-
Mero Baze: SPAK dhe si një radiografi e demokracisë në PD
18 Dhjetor 2024, 22:31
-
Sondazhi: Musk dhe Trump vlerësohen afërsisht njësoj nga amerikanët
18 Dhjetor 2024, 21:00
-
SHBA i kërkon Europës t'i japë fund varësisë energjetike nga Rusia
18 Dhjetor 2024, 19:41
-
Ylli Pata: Arsyet pse SHBA i rikujtoi Sali Berishës sanksionet
18 Dhjetor 2024, 18:58
-
SHBA sanksionojnë individë dhe kompani që mbështesin Milorad Dodikun
18 Dhjetor 2024, 17:29
-
Zelensky: Nuk kemi forca për të rimarrë Krimenë dhe Donbasin! Rusia: Të hapur ndaj propozimeve nga i dërguari i Trump
18 Dhjetor 2024, 17:12