Gjykata e Uashgintonit dënoi me afatet më të gjatë të burgimit të dhëna ndonjëherë për akte dhune gjatë revoltave, dy prej organizatorëve të marshimit të dhunshëm drejt Kapitolit më 6 Janar 2021.
Gjykatësit i dhanë 17 vite burg një prej drejtuesve të grupit të së djathtës radikale Proud Boys, 38-vjeçarit Xho Bigs. Veterani i luftës në Vjetnam u shpall fajtor nga Gjykata e kryeqytetit të Shteteve të Bashkuara për organizim të tubimeve të dhunshme kundër rendit kushtetues dhe institucioneve drejtuese të vendit. Prokurorët kërkuan gati dyfishin, deri 33 vite burg, por Biggs përfitoi nga zbutja e dënimit pasi shprehu pendesë për aktet e tij.
15 vite burg u dha edhe për anëtarin tjetër të kësaj organizate, ish-marinsinZakari Rejl, bashkëpuntor në organizimin e mësymjes ndaj Kapitolit. I njohur edhe si ish-korrespondent për portale konspirative në internet, Rejl akuzohet se përdori aftësitë e tij ushtarake të përforcuara edhe gjatë pjesëmarrjes në konflikte të ndryshme në krah të ushtrisë amerikane për të rrëzuar rendin kushtetues.
Të dy të dënuarit janë mes organizatorëve të mësymjes në Kongres, në mbështetje të pretendimeve të ish-presidentit Donald Tramp se betimi i pasardhësit të tij Joe Biden duhej ndalur, pasi kishte marrë postin përmes zgjedhjeve të manipuluara siç pretendonte ish-shefi i Shtëpisë së Bardhë. Mësymja e mbështetësve të Trampit shkaktoi 5 viktima.
S.S/KT/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?
-
Po
63.1%
-
Jo
17.7%
-
Duhet më shumë
19.2%
Vota total: 1464
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
VIDEOLAJM/ Karvani meksikan i emigrantëve vijon rrugëtimin drejt SHBA
19 Dhjetor 2024, 15:58
-
Guvernatori i Kalifornisë shpall gjendjen e jashtëzakonshme për gripin e shpendëve
19 Dhjetor 2024, 15:18
-
Trump rrëzon buxhetin e përkohshëm të SHBA
19 Dhjetor 2024, 15:12
-
Putin i drejtohet kombit: Gati për një ‘duel’ raketor me SHBA-në
19 Dhjetor 2024, 13:20
-
Trump 'provokon' përsëri dhe trazon rrjetin: Kanadaja të bëhet shteti i 51-të i SHBA-ve!
19 Dhjetor 2024, 08:39
-
5 vite SPAK, SHBA: Pavarësia, vendimtare! Zgjasni mandatin për prokurorët! Dumani: Jemi kërcënuar ne dhe familjarët, s’ka të paprekshëm
19 Dhjetor 2024, 07:22
-
Mero Baze: SPAK dhe si një radiografi e demokracisë në PD
18 Dhjetor 2024, 22:31
-
Sondazhi: Musk dhe Trump vlerësohen afërsisht njësoj nga amerikanët
18 Dhjetor 2024, 21:00
-
SHBA i kërkon Europës t'i japë fund varësisë energjetike nga Rusia
18 Dhjetor 2024, 19:41
-
Ylli Pata: Arsyet pse SHBA i rikujtoi Sali Berishës sanksionet
18 Dhjetor 2024, 18:58
-
SHBA sanksionojnë individë dhe kompani që mbështesin Milorad Dodikun
18 Dhjetor 2024, 17:29
-
Zelensky: Nuk kemi forca për të rimarrë Krimenë dhe Donbasin! Rusia: Të hapur ndaj propozimeve nga i dërguari i Trump
18 Dhjetor 2024, 17:12