PSG humbi 0-2 në shtëpi me Rennes për javën e 28-të në Ligue I. Në "Parkun e Princave", Messi dhe Mbappe e nisën ndeshjen nga minuta e parë por nuk ia dolën të gëzonin tifozët vendas.
Miqtë zhbllokuan ndeshjen në minutën e 45 me Toko Ekambi, kjo pas asistit të Bourigeaud. Kur pritje që PSG të reagonte, kanë qenë sërish futbollistët e Rennes që me Kalimuendo në të 48 minutë shënuan golin e dytë.
Pas javës së 28-të, PSG me 66 pikë qëndron në vendin e parë, nëntë pikë më shumë se Lens që ndjek i dyti. Rennes me këtë fitore shkon në kuotën e 50 pikëve për vendin e pestë.
Komento
Komente
![](https://news.shqiptarja.com/template/img/antipiracynote.jpg)
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)