Hiqmet Ramadani, i moshuari që ka rënë pre e grabitjes ditën e sotme në Memaliaj mëngjesin e sotëm ka rrëfyer momentin e tmerrit ku dy persona i kanë hyrë në shtëpi dhe e kanë lidhur në fyt me kabullin e dyshekut të korentit.
"Shqyen derën dhe hynë brenda. Unë isha këtu, plaka ishte andej matanë. Dhe erdhi personi këtu. Njëri shkoi nga plaka dhe i lidhi buzën. I thoja ik, nga ke qenë, pastaj e pashë që nuk ishte ai. Mu hodh për grykë dhe më kapi nga gryka. E qëllova me shkelm në bark, më tha mua të bëfsha atë dhe këtë. U bënë dy, mua më lidhën kokë e këmbë. Më lidhën dhe gojën.
Morën një kabull të dyshekut me korrent dhe ma lidhën për gryke për të më mbytur.
Pasi më vunë poshtë, morën valixhet këtu. E hapën valixhen. Ishin dy persona. Me lidhën këmbë, duar gojë. Unë po kundërshtoja, ato më lidhën.
Më thanë do të vrasim, mos bëj zhurmë, kobure nuk u pashë. Kisha 12 milionë lekë. Ra zilja dhe i bie të vëllait. Unë mezi u zgjidha vetë. Ika të vëllai që e kam 400-500 metra dhe i thashë hajde se më vranë. Lajmërova policinë erdhi këtu. U thashë, më erdhën dy veta për të më marrë lekët dhe ika pastaj. Më dhanë dy shkelma, më kanë gjuajtur dhe në nofull. Dorën ma kanë nxirë", tregon Ramadani.
Lajmi kryesor:
Memaliaj/ Grabitësit lidhin të moshuarit me kabull korrenti, i marrin 12 milionë lekë të vjetra nga banesa (VIDEO)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?
-
Po
63.1%
-
Jo
17.7%
-
Duhet më shumë
19.2%
Vota total: 1464
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Tiranë/ Grabitje, mashtrim, aksident me vdekje dhe dhunë në familje, 10 të arrestuar në 24 orë
12 Dhjetor 2024, 16:30
-
Memaliaj/ Pjesë e një grupi kriminal, 46-vjeçar arratiset nga 'arresti shtëpiak', policia në kërkim
10 Dhjetor 2024, 13:44
-
Spanjë/ Shkulnin bankomatet me kamion vinç dhe i grabisnin, arrestohen 7 shqiptarët e bandës! Strategji për sulmet, 500 mijë euro të vjedhura në 19 raste
5 Dhjetor 2024, 17:26
-
Spanjë/ Përgjegjës për mbi 30 grabitje në Malaga, goditet grupi i ‘turistëve’ shqiptarë, 3 të arrestuar! Merrnin makina me qira me dokumente false
5 Dhjetor 2024, 16:47
-
Itali/ Grabisnin shtëpitë e pensionistëve italianë, arrestohen 3 ‘skifterët’ shqiptarë! Gjurmonin banesat e të moshuarve
5 Dhjetor 2024, 16:25
-
Supergrabitja në Greqi, Athina i kërkon Europol-it që të gjejë 1 mln euro! Kreu i bandës udhëtoi edhe në Shqipëri
2 Dhjetor 2024, 13:46
-
Modena/ Dy ‘skifterët’ shqiptarë grabitën 400 mijë euro mall në tetë ditë, 19 vjedhje në seri! Njëri i dënuar dhe për plagosje, plaçkitjet me orar
28 Nëntor 2024, 16:34
-
Invalidët pa kujdestar zhytin familjet në varfëri! Familja e Asqeri Durajt nga Memaliaj jeton me 12 mijë lekë në muaj! Gruaja e të paralizuarit: Na e hoqën kempin
24 Nëntor 2024, 13:16
-
Itali/ Grupi i ‘skifterëve’ shqiptarë i ikën policisë me ‘Golf’ të vjedhur, njëri arrestohet dhe 2 arratisen! 32-vjeçari i dënuar me rreth 4 vite burg për grabitje
22 Nëntor 2024, 21:34
-
Itali/ Plagosi me kaçavidë dhe i grabiti 14 mijë euro pensionistit në banesë, arrestohet 34-vjeçari shqiptar! Në kërkim prek Korrikut 2023, e tradhtoi xhaketa
22 Nëntor 2024, 20:59
-
U arrestua për rrahjen dhe grabitjen e një italiani, Gjykata e Katanias liron 28-vjeçarin shqiptar! I skeduar më parë për drogë
21 Nëntor 2024, 21:03
-
Greqi/ Vrasja e shqiptares shtatzënë, dalin para gjyqit ish-partneri dhe shoku i tij! I vëllai i viktimës i sulmon para seancës, tensione në gjyq (VIDEO)
18 Nëntor 2024, 12:49