Greqi- Një aksident i rënde automobilistik ka ndodhur në ishullin e Kretës mbrëmjen e së dielës (6 Tetor), ku kanë mbetur të plagosur dy persona, njëri prej të cilëve është identifikuar si shtetas shqiptar.
Sipas mediave greke, një shofer në gjendje të dehur, duke udhëtuar me shpejtësi të madhe, ka përplasur dy këmbësorët teksa kaloi mbi bulevard dhe më pas ka përfunduar në vitrinën e një dyqani.
Në videon prej 21 sekondash të marra nga kamerat e sigurisë në zonë, dallohet mjeti me shpejtësi që godet këmbësorët dhe pas pak sekondash mblidhen qytetarët për t’u dhënë ndihmën e parë.
Të plagosurit janë një 37-vjeçar palestinez dhe një 58-vjeçar shqiptar, të cilët janë dërguar menjëherë në spital për të marrë ndihmën mjekësore. Gjendja e të plagosurve njoftohet se është jashtë rrezikut për jetën, por njëri prej tyre ka lëndime më të rënda.
“Drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin e makinës, është ngjitur në trotuar, ka përplasur dy këmbësorë dhe më pas ka përplasur dy makina të parkuara, e ka përfunduar duke thyer xhamin e dyqanit”, shkruan media "NeaKriti".
Ndërhyrja e policisë ka qenë e menjëhershme dhe është arrestuar drejtuesit të mjetit, i cili dyshohet se në momentin e aksidentit ka qenë nën efektin e alkoolit.
A.Q/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?
-
Po
63.1%
-
Jo
17.7%
-
Duhet më shumë
19.2%
Vota total: 1464
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Greqi/ Çmontohet organizata shqiptare e vjedhjes së makinave luksoze! I sillnin me targa false në vendin tonë, drejtuesi shqiptar u plagos (FOTO+VIDEO)
19 Dhjetor 2024, 12:18
-
Dosja me përgjime/ Si i rekrutonte 'Mondi' nga qelia 'çunat' shqiptarë, për të kryer krime dhe vrarë dejtorin e Burgut të Janinës (FOTO+VIDEO)
19 Dhjetor 2024, 11:39
-
Arrestohet në Gjermani Florian Marku, boksieri shqiptar 'hesape' me drejtësinë greke
18 Dhjetor 2024, 22:10
-
Greqia mbështet me kushte anëtarësimin e Shqipërisë në BE, eksperti: Diçka e pritshme! Duan pronat në Himarë, askush si vendi ynë nuk respekton minoritetet
18 Dhjetor 2024, 18:57
-
Greqia: Mbështetja jonë për anëtarësimin e Shqipërisë në BE është e kushtëzuar, ne jemi rregullatorët e shpejtësisë
18 Dhjetor 2024, 16:17
-
Aksident në aksin Librazhd-Prrenjas/ Makinat përplasen me njëra-tjetrën, njëra përfundon e kthyer përmbys
18 Dhjetor 2024, 14:31
-
Greqi/ Panik në Selanik, 'Sillni ministrin ose do hedh Gjykatën në erë', arrestohet autori (VIDEO)
18 Dhjetor 2024, 13:58
-
Aksident i rëndë në rrugën Lezhë-Laç, vdes pas përplasjes së dy mjeteve shoferi 65-vjeçar! Policia procedon drejtuesin tjetër (EMRI+VIDEO)
18 Dhjetor 2024, 10:44
-
Greqi/ Kapen 82 kg kokainë në Portin e Pireut, arrestohen dy punonjës të portit
17 Dhjetor 2024, 22:31
-
Korçë/ Aksident pranë fshatit Libonik, mjeti del nga rruga dhe kthehet përmbys! Policia në vendngjarje
17 Dhjetor 2024, 20:32
-
Policia greke godet bandën me kryetar shqiptarin e njohur si 'Mondi', sekuestrohen drogë, armë e para kesh! 25 të arrestuar dhe 14 në kërkim
17 Dhjetor 2024, 18:46
-
Tiranë/ Aksident i trefishtë në Sauk, një i plagosur! Report Tv siguron foto dhe VIDEO nga vendngjarja
17 Dhjetor 2024, 17:09