Teatri “Anonimi i Venedikut” është shfaqja me Adelina Muçën dhe Hervin Çulin, që rikthehet në Teatrin Kombëtar. Kjo romancë dashurie dhe urrejtjeje do të shfaqet më 6,7 dhe 13 e 14 nëntor në orën 19:00 në Teatrin Kombëtar.
“Emili” titullohet filmi me regji nga Ajola Daja, që do të vijë premierë mbrëmjen e 7 nëntorit në kinema Millennium në Tiranë. Me skenar dhe regji nga Ajola Daja filmi tregon një marrëdhënie dhune në familje, që shihet në sytë e dy grave të shtëpisë, ndërsa roli kryesor interpretohet nga aktorja Arta Dobroshi.
“Striptizë në det të hapur” është shfaqja teatrore që vjen për publikun mbrëmjen e kësaj të mërkure në orën 19:00 në sallën “Black Box” të Akademisë së Arteve, për të vijuar në të njëjtën orë dhe në të njëjtin vend edhe mbrëmjen e 7 dhe 8 nëntorit. Pjesa është një satirë politike nga Slavomir Mrozhek dhe vjen nën përkthimin e Arbër Jakllarit dhe me regji nga Anxhelo Dauti.
“Gloomy Eyes”, një trilogji VR e animuar në 6DoF dhe 3D në kohë reale vjen te “Kub France” në Tiranë në 7 nëntor, në orën 18:00. E prezantuar në hapjen e Sundance Festival dhe me mjaft çmime, “Gloomy Eyes” tregon historinë e diellit që ishte mërzitur me njerëzit dhe vendosi të fshihej e të mos ngrihej më, ndërsa është frymëzuar nga estetika e filmave në stop motion të Tim Burton.
“4 Mbretër” është filmi që shfaqet në “Goethe Zentrum” në Tiranë më 7 nëntor, në orën 17:30. Drama e Theresa von Eltz është një film mbi vetminë, miqësinë dhe kërkimin e identitetit.
“E shkuar e pakryer” është libri i Ermal Hasimja, i cili promohet më 7 nëntor në orën 17:00 në Bibliotekën Publike “Marin Barleti” në Shkodër.
Në Pallatin e Kulturës “Hasan Prishtina” në Kukës çelen këtë të mërkurë në orën 12:00- 16:00 audicionet për shfaqjen “Tumja e Kajës”.
Shfaqja do të jetë një përshtatje e legjendës “Tumja e Kajës” e autorit Petrit Palushi, si shfaqje teatrale. Audicionet do të jenë të hapura për një javë, deri në 13 nëntor.
S.B/E.B/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?
-
Po
63.1%
-
Jo
17.7%
-
Duhet më shumë
19.2%
Vota total: 1464
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Aktivitetet kulturore/ Drama ‘Nepërkat’ në Teatrit Metropol, shfaqja ‘Fausti’ vjen tek ArTurbina! Çelet nesër ekspozita ‘Balona’
18 Dhjetor 2024, 12:03
-
Aktivitete kulturore sot/ ‘Tingujt e Adriatikut’, edicioni i 37-të i Festivalit të Fëmijëve në Durrës! Vijon ekspozita ‘TRASHëgimi’ në Tiranë
17 Dhjetor 2024, 11:47
-
Aktivitetet kulturore/ Prezantohet projekti Manifesto Great Wave, tre ekspozita në Tiranë e Shkodër
16 Dhjetor 2024, 09:41
-
Aktivitete kulturore/ Përurohet qendra 'Albanian Night'! Në Teatrin kombëtar vihet në skenë 'Turjela'
14 Dhjetor 2024, 13:50
-
Aktivitete kulturore sot/ Vijon Festivali i Letërsisë Evropiane në Tiranë! 'Së prapthi' shfaqja për fëmijë në teatrin 'Metropol'
13 Dhjetor 2024, 10:23
-
Aktivitetet kulturore sot/ Çelet Festivali i Letërsisë Evropiane në Tiranë! ‘Klinika në breg të detit’, shfaqet në teatrin Bylis, Fier
12 Dhjetor 2024, 12:37
-
Aktivitete kulturore sot/ Opera 'Lucia di Lammermoor' në TKOB! Koncert për Krishtlindje nesër në Tiranë
11 Dhjetor 2024, 14:29
-
Aktivitetet kulturore sot/ 'Mundësi pa kufi' koncerti te Katedralja Orthodhokse! Prezantohet 'Montagne d’Albania', guida e maleve e Piero Ghiglione
10 Dhjetor 2024, 10:25
-
'Ciceron'/ Shfaqja ‘We will rock you’ në teatrin ‘Astrit Sula’, vijon të jetë e hapur ekspozita ‘Përherësi’ nga Naxhi Bakalli
9 Dhjetor 2024, 12:17
-
Ciceron/ Nata e 8 dhjetorit i kushtohet të rinjve te ‘Pazari i Ri’! Vijon festivali i Tetarit ‘Hapat’, shfaqja ‘Klllouni’ te Qendra Kristal
7 Dhjetor 2024, 11:59
-
Ciceron/ Dhjetori festiv sjell dy shfaqje nga trupa e Maqedonisë së Veriut! ‘Gruaja e burrit tim’, komedia e Kiço Londos në teatrin e Durrësit
6 Dhjetor 2024, 09:08
-
‘Ciceron’/ Festivali i Muzikës ‘Pianodrom’ te ‘Artet’, shfaqje për dhjetorin festiv te ‘ArTurbina’! Festa e verërave dhe Gështenjës në Pogradec
5 Dhjetor 2024, 10:10