Hapja e Kapshticës vetëm për hyrje në Shqipëri, qytetari: Na lehtëson shumë! Bënim 300 km më shumë kur ishte mbyllur (VIDEO) - Shqiptarja.com

Hapja e Kapshticës vetëm për hyrje në Shqipëri, qytetari: Na lehtëson shumë! Bënim 300 km më shumë kur ishte mbyllur (VIDEO)

Me hapjen e pikës kufitare të Kapshticës vetëm për qytetarët që futen në Shqipëri, shofereët e kamionëve shprehen se kjo i ka lehtësuar shumë.

Gjatë periudhës që ka qenë e mbyllur, një prej qytetarëve shprehet se është futur në Greqi përmes Kakavijës ose nga Maqedonia e Veriut.

Ai thotë se kjo mënyrë i ka rënduar më shumë buxhetin e tyre pasi detyrimisht kanë përshkuar 200-300 km më shumë.

"Ne kemi udhëtuar nga Kakavija, nga Maqedonia. Ndërsa si kilometra kemi bërë 200-300 km më shumë. Si orë pune kemi bërë më shumë. Sot kam ikur nga Kakavija dhe jam kthyer në Kapshticë" - thotë një prej qytetarëve.


Lajmi kryesor:

Hapet Kapshtica vetëm për hyrjen në Shqipëri, nga sot mund të vijnë këmbësorët dhe kamionët e mallrave! Përjashtohen këto kategori


E.M./b.ha./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?



×

Lajmi i fundit