Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës(AAK), Ramush Haradinaj, ka bërë akuza të rëndë për Qeverinë Kurti, duke aluduar se Kurti po i shërben Serbisë. Sipas tij, ky shërbim vjen pasi kjo qeveri me mos investimin e buxhetit po e dobëson vendin. Haradinaj në emisionin ‘Pressing’ në T7 tha se ky dobësim i vendit është në shërbim të atyre që nuk e duan Kosovën, siç është Serbisë.
“Unë kam dilema, që dikush në qeverinë tonën, mendoj që dikush Kurtit është ka ia ndihmon me qenë në agjendë të qeverisë, nuk është Rrahman Jasharaj në agjendë të Serbisë. Qeveria e Kosovës kur nuk e angazhon buxhetin është ka e dëmton ekonominë e Kosovës. Në qeverisjen e Kurtit ne blejmë 500 milionë mallra të Serbisë, ne nuk i angazhdojmë në ekonomi 600 milionë euro pare të Kosovës.
Në qeverisjen e Kurtit nuk rritet paga e policit në ditën e policisë po shkon iu mbanë ligjerata. Këto janë në shërbim të dobësimit të Kosovës, janë në shërbim të atyre që s’na dojnë, në këtë rast të Serbisë”, tha Haradinaj.
Tutje, lideri i AAK’së thotë se argat i Serbisë bëhesh kur e dëmton Kosovën, e sipas tij, dëmtimin e vendit po e bën Albin Kurti bashkë me Qeverinë.
“Argat i Serbisë bohesh kur e dëmton substancën e Kosovës. 500 milionë me i ble prej Serbisë, e 600 milionë të Kosovës mos me i angazhu. Vuciqi jau ka rrit rrogat ushtarëve të vet, Ministria jonë e mbrojtjes ka shpenzu 5 për qind të buxhetit. Kush është në shërbim të Serbisë këtu? Albin Kurti e kjo qeveri është ka e dëmton Kosovën”, tha ai./ Express
K.T./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?
-
Po
63.1%
-
Jo
17.7%
-
Duhet më shumë
19.2%
Vota total: 1464
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ambasada e SHBA tha se nuk do punonte me persona 'non grata'/ Berisha: E shkroi Yuri Kim! Pëllumbesha Spirogjoka trembet nga 5 milionshi
19 Dhjetor 2024, 13:05
-
Mandarinat me pesticide, Kosova merr masat e para! Kontrolle në kufi dhe testim për çdo ngarkesë
19 Dhjetor 2024, 11:25
-
Vjosa Osmani e zemëruar me BE pas samitit të Ballkanit Perëndimor
19 Dhjetor 2024, 11:17
-
Dialogu/ Petkoviç: Komisioni i Përbashkët për personat e zhdukur nis punën në janar, Kosova s'do që të hapë arkivat e UÇK
19 Dhjetor 2024, 09:56
-
Organizata civile: Peticion për ndryshimin e emrit të Kosovës në Dardani
19 Dhjetor 2024, 09:45
-
Deputetja në Kosovë: Në veri mund të ketë sërish provokime nga Serbia
18 Dhjetor 2024, 17:06
-
Shqipëria dhe Kosova mbledhje të përbashkët Kuvendi më 20 dhjetor në Prishtinë, axhenda! Nga Rama te Kurti, ja politikanët që do mbajnë fjalime
18 Dhjetor 2024, 17:03
-
Haxhi Shala dhe Sabit Jonuzi pranojnë fajësinë para gjykatës në Hagë
18 Dhjetor 2024, 15:58
-
Kosova bëhet me Muze të Gjenocidit dhe Përpjekjes për Liri
18 Dhjetor 2024, 13:36
-
Kryetari i Kuvendit të Kosovës bëhet baba për herë të tretë, zbulon emrin e veçantë të vajzës
18 Dhjetor 2024, 13:34
-
Zgjedhjet në Kosovë/ Emigrantët do të votojë në ambasada dhe në konsullata
18 Dhjetor 2024, 13:30
-
Grupi i trafikut të armëve Shqipëri-Kosovë, zbulohen detajet e operacionit! Ja si i bëri Policia blerjet me agjentë të infiltruar dhe roli i taksistit
18 Dhjetor 2024, 13:09
PATRIOT SHQIPETAR,I BURGOSUR I ÇETNIKÈVE NE MES TE LUFTES DHE DEL I GJALLE!!!!!!!!!!!!!!!!...ALBIN KURTI ME TERE PLAÇKAT I DYSHUAR.
Përgjigju