Kreu i Nismës Thurje, Endri Shabani në një lidhje me skype për “Studio Live” në Report Tv me Arbër Hitajn deklaroi se ndëshkimi i Sali Berishës nga drejtësia tregon sipas tij se “Shqipëria po çlirohet”.
“Ikja e Berishës bekim për PD-në dhe Shqipërinë”, tha ai.
“Që në 90 këta njerëz kanë marrë gjëra që nuk u takojnë. Kanë zaptuar një subjekt politik. Sali Berisha nuk është i vetmi. Aty te Gjiri i Lalzit ka shokë. Në 30 vjet kanë marrë prona që nuk u takojnë dhe sot duhet të na kthejnë ato gjëra që nuk u takojnë”, tha ai.
Shabani u shpreh se sjelljes së Sali Berishës që nuk njeh drejtësi po i vjen fundi.
“Është lajm pozitiv, jo për mua për Halitin dhe Flogertin por për Shqipërinë. Është një periudhë politike një epokë që ka zgjatur shumë. Tani jemi të fundit fare në ballkan që po ndërrojmë klasën politike. Berisha Rama kanë takuar presidentë amerikanë që kanë ardhur dhe kanë ikur presidentë francezë të vendeve të tjera. Ata vijnë dhe ikin këta kanë qëndruar aty. Këta nuk kanë ndërtuar një vend demokratik. Berisha jo vetëm që vrau njerëz në 21 janar por doli e tha unë i urdhërova... sikur të ishte lideri i një tribuje. I njëjti njeri sot vazhdon të sillet njësoj sikur nuk njeh drejtësi prokurori.
Pa shkuar këta në burg pa u ndëshkuar këta, pa u larguar këta nga skena politike vendi nuk mund të jetë i lirë për të ecur përpara. Berisha është i pari, Meta do ti vijë pas, do i vijë koha dhe Ramës.”
Protestën e thirrur nesër nga Berisha ndërsa pritet që Kuvendi të votojë për heqjen e imunitetit të tij, Shabani e shikon si përpjekjen e fundit të një njeriu që nuk pranon fatin e vetë.
“Fakti që ai po ndëshkohet tregon se Shqipëria po cclirohet. Kjo Shqipëri ka ditur të bëjë pa Skënderbeun dhe Ismail Qemalin dhe do të dijë të bëjë dhe pa këta. Unë e shoh si zhvillim pozitiv. Këta janë përpëlitjet e fundit të një njeriu që refuzon fatin e vet. I ka ardhur fati në derë”, tha ai.
Lajmi kryesor:
Nesër kuvendi voton për heqjen e imunitetit të Berishës, Valteri: Më ka ardhur SMS për të qenë prezent në protestë! Ja çfarë shkruhet
B.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?
-
Po
63.1%
-
Jo
17.7%
-
Duhet më shumë
19.2%
Vota total: 1464
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Shqipëria e Kosova nesër mbledhje të përbashkët të dy Kuvendeve, ‘përjashtohen’ Berisha e Basha! Lista e deputetëve pjesëmarrës
19 Dhjetor 2024, 14:16
-
Ambasada e SHBA tha se nuk do punonte me persona 'non grata'/ Berisha: E shkroi Yuri Kim! Pëllumbesha Spirogjoka trembet nga 5 milionshi
19 Dhjetor 2024, 13:05
-
Namir Lapardhaja: Unë jam Zoti juaj më i lartë!
19 Dhjetor 2024, 09:16
-
Mero Baze: SPAK dhe si një radiografi e demokracisë në PD
18 Dhjetor 2024, 22:31
-
Studio Live/ Dosja 'Toyota Yaris', Petraj: Hetimet u mbyllën por nuk dihet origjina e parave! Softa: Ka mangësi, por besoj do kemi prova të reja
18 Dhjetor 2024, 19:48
-
Ylli Pata: Arsyet pse SHBA i rikujtoi Sali Berishës sanksionet
18 Dhjetor 2024, 18:58
-
'Studio Live'/ Qefalia: Shqipëria me hapat e duhur për në BE! Po mendohet shërbimi i detyrueshëm ushtarak! Sidi Hasanaj: Non-gratat përfaqësojnë interesat pro-ruse
18 Dhjetor 2024, 18:16
-
Berisha: Komision Hetimor për Portin e Durrësit dhe interpelancë! Falje e gjobave dhe kamatë-vonesave për energjinë! Akuza dhe Dumanit
18 Dhjetor 2024, 13:40
-
Basha: T’i japim fund tangos personale, kush voton Berishën merr dhe Ramën në paketë dhe anasjelltas! Jo interesave të Trekëndëshit të Bermudës
18 Dhjetor 2024, 12:53
-
Berisha: Drejtësia nën ndikim politik, kush flet kundër Ramës shkon në burg si Salianji e Meta! Paraburgimet janë plotë
18 Dhjetor 2024, 12:30
-
'Të gjithë le ta marrin një diplomë', Berisha kërkon t'i kthejë Universitetet 'han pa porta'
18 Dhjetor 2024, 11:06
-
PD: Të zgjerohet falja e gjobave, paratë mbrapsht kujt pagoi! Fshini detyrimet për ujë e drita dhe gjobat e policisë
18 Dhjetor 2024, 10:51