Pas vetëm një viti e gjysmë në pushtet, koalicioni qeveritar në Holandë, i udhëhequr nga kryeministri Mark Rutte, është shpërbërë për shkak të çështjeve të migracionit duke shkaktuar zgjedhje të parakohshme me një rezultat të pasigurt për vendin dhe Evropën.
Zgjedhjet parlamentare në Holandë do të mbahen më 22 nëntor, ndërkohë që partitë politike po përgatitten për sfidën e papritur elektorale.
Mark Rutte, kryeministri më jetëgjatë i vendit, pas 13 vitesh në detyrë, njoftoi pak ditë më parë se do të tërhiqet nga politika.
Rutte konfirmoi rënien e qeverisë gjatë një konference për shtyp e, pas mbajtjes së një takimi urgjent të kabinetit. Ai tha se do t'ia dorëzonte dorëheqjen mbretit Willem-Alexander.
Koalicioni i Kryeministrit Rutte do të qëndrojë në pushtet si një qeveri e përkohshme derisa të formohet një administratë e re pas zgjedhjeve të reja, një proces i cili në peizazhin e përçarë politik holandez zakonisht zgjat me muaj.
Kërkesat për azil në Holandë u rritën me mbi një të tretën vitin e kaluar në mbi 47.000, dhe shifrat e qeverisë thanë në fillim të këtij viti se ata presin afërsisht 70.000 aplikime në 2023.
Rutte, 56 vjeç, është kryeministri më jetëgjatë i vendit dhe ka qenë në detyrë që nga viti 2010. Qeveria aktuale, e cila mori detyrën në janar 2022, është koalicioni i tij i katërt.
M.T/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?
-
Po
63.1%
-
Jo
17.7%
-
Duhet më shumë
19.2%
Vota total: 1464
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kryeministri Rama takim me kreun e NATO-s Mark Rutte: Mbështetës i paepur i Shqipërisë
17 Dhjetor 2024, 17:40
-
Shefi i NATO-s për sulmin në Ibër-Lepenc: Përgjegjësit të sillen para drejtësisë
16 Dhjetor 2024, 18:25
-
Lufta në Ukrainë/ Krisafi: Rusia ka pritshmëri që Trump t'i ofrojë territoret ukrainase, Europa pritet t’i dalë kundër! Rutte kërkon ta zgjojë për luftë
13 Dhjetor 2024, 19:40
-
Shefi i NATO-s: Nëse Putin fiton në Ukrainë, do mësyjë Europën! Ka ardhur koha ta kemi një mendësi lufte
12 Dhjetor 2024, 18:06
-
Shefi i NATO-s ‘shpreson për një tranzicion paqësor’ në Siri, pas rënies së regjimit të Assadit
10 Dhjetor 2024, 08:30
-
Shpërthim i fuqishëm në një bllok banesash në Hagë, raportohet për 20 viktima! Vijojnë kërkimet në rrënoja (VIDEO)
7 Dhjetor 2024, 12:30
-
Drejtori Ilir Proda pret në takim Ambasadorin e Holandës: Policia jonë e shtetit dhe ajo holandeze skuadra të përbashkëta hetimore kundër krimit
5 Dhjetor 2024, 16:17
-
Rutte: NATO do të bëjë prioritet mbrojtjen e infrastrukturës së Ukrainës
4 Dhjetor 2024, 20:52
-
Historike në Britani/ Parlamenti miraton me shumicë votash draftin për eutanazinë, ose vdekjen e asistuar!
29 Nëntor 2024, 22:32
-
A do të dërgojë NATO ushtarë në Ukrainë? Mark Rutte: Do të sigurohemi që ukrainasit ta vazhdojnë këtë luftë
28 Nëntor 2024, 19:08
-
Shef i NATO-s, Mark Rutte viziton sot Turqinë ku do takohet me Erdogan dhe Fidan! Nesër do të jetë në Athinë
25 Nëntor 2024, 09:49
-
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin në Florida
23 Nëntor 2024, 12:35