Ish-presidenti i Francës, Nicolas Sarkozy humbi çështjen në Gjykatën e Apelit të Parisit, kundër një dënimi të vitit 2021 për korrupsion dhe tregti me ndikim, përmes një linje telefonike sekrete që u zbulua përmes përgjimeve.
Togat e zeza lanë në fuqi vendimin për dënim me 3 vjet, dy prej të cilëve me kusht. Ai do të qëndrojë në shtëpi për vitin e mbetur të dënimit, ndërsa ka paralajmëruar se do ta apelojë vendimin në Gjykatën e Lartë të Francës.
68-vjeçari, i cili shërbeu një mandat nga viti 2007 deri në vitin 2012, është përfshirë në probleme ligjore që nga largimi i detyrës.
Gjykata faktoi se Sarkozy dhe ish-avokati i tij, Thierry Herzog, kishin krijuar një "pakt korrupsioni" me gjyqtarin Gilbert Azibert, për të marrë dhe ndarë informacione rreth një hetimi ligjor.
Hetuesit kishin përgjuar dy linjat telefonike zyrtare të Sarkozy. Ata zbuluan se ai kishte një të tretë jozyrtare të nxjerrë në vitin 2014 me emrin "Paul Bismuth", përmes së cilës komunikonte me Herzogun.
Përmbajtja e këtyre telefonatave çoi në dënimin e tij për korrupsion dy vite më parë.
Nicolas Sarkozy ka shërbyer një mandat pesëvjeçar si president, prej vitit 2007.
Ai i ka miratuar disa politika të ashpra kundër migrimit, dhe ka tentuar të reformojë ekonominë e Francës. Por, në atë periudhë, e gjithë bota është përballur me krizë financiare.
G.MO/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?
-
Po
63.1%
-
Jo
17.7%
-
Duhet më shumë
19.2%
Vota total: 1464
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kryeministri francez Francois Bayrou nis punën mes një sërë sfidash
16 Dhjetor 2024, 21:44
-
Cikloni apokaliptik Chido në Mayotte, viktimat mund të jenë me mijëra, 1,7 mln njerëz në rrezik
16 Dhjetor 2024, 10:38
-
Cikloni Chido shkakton katastrofë në Francë, autoritetet: Qindra, ndoshta mijëra viktima!
15 Dhjetor 2024, 21:44
-
Të shtëna me armë pranë një kampi emigrantësh në Francën veriore, 5 të vdekur, mes tyre 2 roje sigurie! Dorëzohet autori
14 Dhjetor 2024, 20:07
-
Francë/ Dënohet grupi i drogës, u zbuluan nga ‘Sky ECC’, lidhje me Shqipërinë dhe roli i ‘Eduardit’
14 Dhjetor 2024, 16:58
-
Milioneri 95-vjeçar ia lë të gjithë pasurinë qytetit të tij të lindjes në Francë, por me disa kushte
12 Dhjetor 2024, 17:25
-
40 mijë trupa të NATO-s në Ukrainë, zbulohet plani francez dhe polak për luftën
12 Dhjetor 2024, 17:15
-
Media franceze 'AD Magazine': Shqipëria mes vendeve të jashtëzakonshme në botë për t’u vizituar në 2025
12 Dhjetor 2024, 07:36
-
Policia greke thellon hetimet për rrjetet shqiptare të drogës! Numrat e telefonave të bosëve të drogës, përgjimet në SKY ECC dhe lidhja me MATRIX
9 Dhjetor 2024, 21:19
-
Rihapja e Notre Dame në Paris/ U takua me Elon Musk dhe Trump, Osmani: Kemi besim në mbështetjen e fortë të SHBA-së! Biseduam dhe për luftën ndaj dezinformimit
8 Dhjetor 2024, 21:44
-
Rihapja e Katedrales ‘Notre-Dame’, Rama: Shqipëria kontribuoi modestisht për rindërtimin (VIDEO)
7 Dhjetor 2024, 21:36
-
Sot ceremonia e hapjes së katedrales Notre-Dame/ Presidentët Trump dhe Zelensky kanë mbërritur në Paris
7 Dhjetor 2024, 16:35