Një komunikim mes vëllait të deputetit socialist Eduard Ndreca, dhe një trafikanti droge, mbeti vetëm një dyshim i paprovuar, prandaj Prokuroria e Lezhës u tërhoq nga arresti dhe kërkoi lirimin e Armando Ndrecës.
Prokurorja Irena Sufaj u tërhoq gjatë seancë dhe kërkoi masë më të butë sigurie, të detyrimit të paraqitjes, çka u pranua nga Gjykata e Lezhës. Në argumentet që nxorën Ndrecën nga qelia 3 ditë pasi u prangos, gjykata, në vendimin që Report Tv e siguron, thotë se arrestimi me dyshimin se ai ishte i përfshirë në kultivimin e bimëve narkotike në Kashnjet të Lezhës, u bë pa prova bindëse.
Bashkë me Ndrecën u arrestuan edhe Armel Nikdukaj dhe Elvis Shpellzai të cilët vijojnë të jenë në qeli pasi u kapën në flagrance në stanin që kishin përshtatur për kanabis.
Por çfarë u bë shkak që policia të shkonte në arrestimin e vëllait të deputetit, më tej të liruar?
Dyshimet lindën pas zbërthimit të celularit të të arrestuarit Elvis Shpellzaj. Aty u gjet i regjistruar një numër telefoni anglez me emrin “Bellanoca”, që sipas informacioneve të grumbulluara nga policia, i përkiste Armando Ndrecës, por në vendim të gjykatës thuhet se nuk është arritur të provohet diçka e tillë.
Po ashtu akuza dyshoi se Ndreca ka pasur telefonata edhe me të arrestuarin tjetër, Armel Nikdukaj, në telefonin e të cilit ka pasur thirrje, por sërish nuk rezulton se janë paraqitur prova konkrete të asaj se çfarë është biseduar e nëse shfaq elementë të veprës penale.
Prokurorja Irena Sufaj argumentoi se mungojnë prova themeltare për ta mbajtur në burg Ndrecën, si mund të ishin transkriptimet e përgjimeve të realizuara nga policia për këtë procedim. Në këto kushte, sipas gjykatës, rezulton se ka qenë vetë prokurorja e çështjes, e cila në seancë ka ndryshuar qëndrim dhe gjyqtarja Edlira Çota vlerësoi të paligjshëm ndalimin e Armando Ndrecës
G.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?
-
Po
63.1%
-
Jo
17.7%
-
Duhet më shumë
19.2%
Vota total: 1464
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
AMP arreston 2 policë! Njëri u denoncua nga ish-bashkëshortja, theu urdhrin e mbrojtjes dhe i vodhi valixhen me 5 milion lekë
19 Dhjetor 2024, 10:58
-
Aksident i rëndë në rrugën Lezhë-Laç, vdes pas përplasjes së dy mjeteve shoferi 65-vjeçar! Policia procedon drejtuesin tjetër (EMRI+VIDEO)
18 Dhjetor 2024, 10:44
-
Aksident në Lezhë, plagoset rëndë drejtuesi i motoçikletës! E përplasi 73-vjeçari me zetor (VIDEO)
17 Dhjetor 2024, 15:45
-
Lezhë/ Hashash e thika në shkolla, shumë zhurmë pak denoncime! Drejtori i shkollës: Prindërit thonë 'pse na shqetëson!'
17 Dhjetor 2024, 14:57
-
Rruga nacionale Rrëshen-Burrel e pakalueshme nga gropat dhe rrëshqitjet e tokës, nuk mirëmbahet nga ARRSH-ja! Kryebashkiaku: Kërkojmë investim nga Qeveria
17 Dhjetor 2024, 14:41
-
Murtaja Afrikane e Derrave në Shëngjin, del nga karantina pas 21 ditësh zona e Malit të Rrencit! Ministria: Nga 25 nëntori s'ka asnjë rast të ri
16 Dhjetor 2024, 15:31
-
‘Asnjë hap pas!’ Meloni-Opozitës: Gjadri do funksionojë, edhe nëse fle atje çdo natë! Marrëveshja e emigrantëve, ‘tmerri' i trafikantëve (VIDEO)
15 Dhjetor 2024, 17:18
-
Krijohet Betlehemi në Lezhë, simboli i Krishtlindjeve vjen për herë të parë në këndin e festave
15 Dhjetor 2024, 08:56
-
Pësoi arrest kardiak, humb jetën në spital i dënuari për dhunë në familje (EMRI)
13 Dhjetor 2024, 22:11
-
Berisha me grupet e punës në Lezhë për zgjedhjet 2025: Çmime janë trefishuar dhe kanë tejkaluar Gjermaninë e Italinë, shpopullimi i vendit në 40%
11 Dhjetor 2024, 16:05
-
Artistët e folkut mblidhen në Lezhë për Festivalin Folklorik Tipologjik të Rapsodeve dhe Instrumentisteve, marrim pjesë në garë 18 grupe
11 Dhjetor 2024, 15:52
-
Lezhë/ I riu përplas me makinë 68-vjeçarin në rrugë, i moshuari dërgohet në spital! Policia shoqëron 19-vjeçarin
11 Dhjetor 2024, 15:20
Po a nuk e dini qe prokuroja eshte budallaqe, provat nuk i ka sjelle vete se ka pase qellimin me e liru sesban se i ka thene babi
PërgjigjuKy nuk eshte justifikim bindes.Qe te kishte pergjime nga policia duhet me pare nje leje nga gjykata,pasi policia ka paraqitur dyshimet e saj per veprimtari kriminale,qe ne kete rast nuk ka paraqitur.Si e gjeten stanin me droge policia rastesisht,apo kishte info.? Dhe nga ana tjeter,eshte pak si koncidence e cuditshme qe vellai i deputetes,paska kumunikuar me te dy te arrestuarit! Sikur te kishte komunikuar vetem me njerin,atehere mund t'i jepnim benefitin e dyshimit,por me te dy?! Koncidenca nuk duket me dhe aq e rastesishme! S.d.q ky ishte me fat qe ishte vellai i DIKUSHIT,/drejtesia/ per te punon!
PërgjigjuNumer anglez??? Pse valle?
Përgjigju