Pas monitorimit nga Qendra për Ruajtjen dhe Mbrojtjen e Mjedisit Natyror në Shqipëri (PPNEA) është noftuar se situata mbetet optimiste për popullsinë e Kalit të Qyqes në rajonin e Ballkanit.
Ky lloj shpendi, i cilësuar si specie në rrezik zhdukje sipas raportit të publikuar, pas vëzhgimeve të gjata në terren për mbledhjen e të dhënave ka dalë në këto përfundime:
“Në Shqipëri vazhdojnë të mbeten 9-të territore të zënë, sikurse, në tre vitet e mëparshme. 6 territore janë të zënë nga çifte dhe 3 nga individë të vetmuar. Edhe pse një numër i njëjtë territoresh, fatkeqësisht është vënë re humbje e një territori të vjetër si dhe njëkohësisht, fatmirësisht, është raportuar rasti i një territori të ri, çfarë ka bërë që numri i territoreve të zënë të qëndrojë i njëjtë me vitet e kaluara. Në nivel Ballkani u monitorua një rritje me 9% në numrin e çifteve, 2 prej të cilave u identifikuan në Bullgari, 1 në Shqipëri dhe 1 tjetër në Greqi. Fatkeqësisht, dhe numri i individëve të çelur e të aftë për të fluturuar ishte më i ulët se vitin e kaluar.”
Më tej raportohen edhe shkaqet kryesore që pengojnë në zhvillimin e kësaj specie përmendet helmimi, elektroshoku, përplasja me infrastrukturën energjitike dhe shqetësimi gjatë sezonit të foljezimit.