Banorët e Kukësit po mbajnë gjithnjë e më pak bagëti, për shkak të largimit të të rinjve dhe rritjes së kostove. Zylfi Syli, 68 vjeç, banues i Morionit, thotë se banorët i kanë grumbulluar lopët dhe i ruajnë me radhë.
“15 copë janë. Nuk I kullotë çdo ditë, Unë dy ditë, Tjetri një ditë. Ka mbaru ky popull. Nesër duhet me shku me marrë barin. Ku ti marrë paret me 140 mijë lekë. E marrë në fushë. E blej barin tim me lekë. 10 mijë lekë korrja.5 mijë me e bo tek e 30 mijë me dërgu në shtëpi. Cafare mbetet. Shteti nuk me ndihmon”
Syli thotë se më herët Morini kishte dyfishin e lopëve, por si në zonat tjera të Kukësit, mungesa e çobanëve, interesi i vogël i të rinjëve për blegtorinë, por edhe kostot e shtuara, kanë dhënë efektin e tyre.
“Nuk kemi interes për lopët. Sepse lopët duan çobanin. Nuk kemi interes. Qumështin nuk ke ku me shit. Blegtoria ka rënë poshtë. Barin tim e blejë në fushë. Katastrofë edhe nafta. Duhet me ikë prej këtu. Në Morinë janë 15 copë bagëti. Në Përzhite si I themi ne janë shumë shumë 8-9 copë të lëna shkretë. Në Nreqe ka 20 copë. E qesin shkrete në fushë. Ka shumë pak. Më përpara ka patur shumë. Vetëm unë kam patur 30 lopë që I mbarështofsha ndërsa sot nuk ka”.- tha aui.
Në Morinë, kanë mbetur rreth 200 familje, ndërsa të tjerët janë shpërngulur, kryesisht për shkak të mungesës së ujit të pijshëm. Ata që kanë mbetur aty thonë se perspektiva për të jetuar në fshat mbetet e vakët.
“ Ka ikur krejt. Kur të ike tjetri, unë të shoh ty. Pa ujë nuk jetohet këtu. Pika ujit nuk ka. Jetesa me 30 kile ujë nuk është. Duhet ujë me shumicë”- vijoi ai.
G.MO/LR/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?
-
Po
63.1%
-
Jo
17.7%
-
Duhet më shumë
19.2%
Vota total: 1464
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
‘Njeri pa njeri, më ndihmoni për strehim!’ Apeli therës i të moshuarit, Ahmet Micaj në Kukës: Rritur jetim pa nënë e baba, s’munda të krijoj familje
14 Dhjetor 2024, 14:48
-
Punëtorët e pastrimit në Kukës marrin pagën me 5 mijë lek minus! Kryetari i bashkisë për Report TV: Bëmë llogaritë gabim!
13 Dhjetor 2024, 09:31
-
Dhjetori i festave, Kukësi nën magjinë e dritave shumëngjyrëshe (VIDEO)
12 Dhjetor 2024, 19:02
-
Kukës/ Tentuan të fusnin në Shqipëri 21 mijë franga zvicerane të padeklaruara, nën hetim 2 persona nga Kosova
11 Dhjetor 2024, 12:47
-
Fierza del nga pika kritike, rritet niveli i ujit me 3 metra! Lumenjtë sjellin mbetje të shumta në liqen
9 Dhjetor 2024, 15:37
-
Pamje spektakolare! Bora zbardh luginën e Valbonës, vizitorë të shumtë edhe nga Kosova: Problem energjia për bizneset, të zhvillohet zona (VIDEO)
8 Dhjetor 2024, 15:04
-
Eduard Zaloshnja: 48.1% e shtetasve shqiptarë nuk banojnë në Shqipëri
6 Dhjetor 2024, 15:48
-
Braktisi automjetin me 18 sirianë në aksin 'Tuneli-Morinë', arrestohet 21 vjeçari! Ishte në kërkim prej vitit të kaluar
6 Dhjetor 2024, 11:10
-
Morinë/ Po hynin në Shqipëri me 18 mijë franga zvicerane dhe 9150 euro cash, nën hetim 2 kosovarët
2 Dhjetor 2024, 12:07
-
Dhjetëra fshatra në Kukës pa drita, trashësia e borës në Shishtavec arrin deri në 50 cm! Rënie gurësh në rrugë
1 Dhjetor 2024, 10:16
-
Aksident nga moti i keq në aksin Morinë-Kukës, mjeti del nga rruga! S'ka persona të plagosur
30 Nëntor 2024, 21:55
-
Shfaqja teatrale 'Tumja e Kajës' rikthen traditën në Kukës
30 Nëntor 2024, 17:00
O nè Angli, o si Gjici. Si thua? Lopèt? Kush ka kohè pèr lopèt o xhaxha. Jemi modernè ne.!!!
Përgjigju