Numri i reduktuar i gjyqtarëve dhe prokurorëve për shkak të Vettingut ka sjellë probleme ne cilësinë e gjykimit. Shqetësimi është ngritur nga Kryetari i Unionit të gjyqtarëve të Shqipërisë Gerd Hoxha në Asamblesë së Përgjithshme të Unionit të Gjyqtarëve. Hoxha ka propozuar si zgjidhje ndryshimin e ligjit për shkollën e Magjistraturës në mënyre që kandidatët për gjyqtarë të vitin e tretë të angazhohen në gjykim.
"Një situatë të ngarkuar veçanërisht me numër të madh të çështjeve gjyqësore në një anë dhe nga ana tjetër, një numër të reduktuar të magjistratëve, jo vetëm gjyqtarë por edhe prokurorë cka ka sjellë vështirësi në evadimin e çështjeve, një zgjatje të kohës së gjykimit por ndonjëherë ka ndikuar dhe në prekjen e cilësisë së gjykimit", tha Gerd Hoxha.
Problemet ne gjyqësorë për shkak të procesit të Vettingut u pranuan edhe nga kryetarja e KLGJ, Naureda Llagami.
"Sistemi gjyqësor nuk është në një situatë optimale. Kemi humbje të mëdha të burimeve njerëzore që për të mirë e për të keq na kanë krijuar një situatë jo normale në ecurinë e veprimtarisë njerëzore si në ngarkesën e shtuar që ka secili prej jush dhe kjo ndikon në cilësi. Themeli është si të forcojmë besimin ndaj trupës gjyqësore dhe dhënies së drejtësisë", tha Llagami.
Kreu u Shoqatës së Avokatëve Panelist, Saimir Vishaj, propozoi emërimin e 2 këshilltarëve për çdo gjyqtar, ndërsa bëri edhe një krahasim për pagat.
"Do kërkoja që Unioni ta ngrinte më shumë zërin që çdo gjyqtar të kishte këshilltarin e vet, pse jo edhe 2 për t'u lehtësuar shumë punë. Janë shumë çështje, penale ose civile që roli i këshilltarit do të dalë të paktën në lexim ose arsyetim. Së dyti, shikoj disnivel mes rrogës tuaj kur keni më shumë ngarkesë dhe gjyqtarit të gjyqtarit të GJKKO. Nuk ka pse të jetë kjo", tha Vishaj.
Në fund gjyqtari Gerd Hoxha bëri një apel qeverisë të njohë vendimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila ka pranuar kerkesën e 150 gjyqtarëve të Shqiperisë për një shtesë mbi 14 mijë lekë mbi pagën bazë të çdo magjistrati.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?
-
Po
63.1%
-
Jo
17.7%
-
Duhet më shumë
19.2%
Vota total: 1464
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Dorëheqja e Elsa Toskës nga Gjykata Kushtetuese, Kuvendi shpall listën me 10 kandidatë (EMRAT)
30 Tetor 2024, 15:15
-
Naureda Llagamit i përfundoi mandati, Ilir Rusi zgjidhet kryetar i ri i Këshillit të Lartë Gjyqësor
22 Tetor 2024, 17:50
-
Ekskluzive/ 6 mijë e 589 qytetarë vendosën drejtësi! Ndihmuan vettingun të fundosë gjyqtarët e prokurorët e korruptuar
17 Gusht 2024, 15:43
-
Harta e re gjyqësore dhe dosjet stivë/ Xhafaj rezerva për Llagamin, kryetarja e KLGJ-së: Na jepni 0.1% të buxhetit, mbështetja s'është efektive
7 Qershor 2024, 13:33
-
Sulmi ndaj avokat Mëngjesit, Saimir Vishaj: Është vrasje në tentativë, jo dhunim! Sefa: Autorët dënohen minimalisht me 30 vite burg
30 Maj 2024, 21:32
-
'U prek shteti', Saimir Vishaj pronocim për dhunën ndaj avokat Sokol Mëngjesit: Të lutemi që shoku jonë të dalë nga koma
30 Maj 2024, 10:10
-
114 mijë dosje në pritje të gjykimit, KLGJ me strategji për uljen e ‘backlog’: Ndryshime ligjore, më shumë ndihmës ligjorë! Qeveria: Gati të japim paratë
20 Maj 2024, 13:16
-
Zbatimi i hartës së re gjyqësore, Manja pret në zyrë kryeprokurorin Çela dhe kryetaren e KLGJ, Llagami
28 Mars 2024, 22:11
-
DOKUMENTI/ 'Jam kërcënuar me jetë', gjyqtarja e Tiranës Arnisa Këlliçi i kërkon mbrojtje KLGJ pasi merr letrën anonime: Përmenden edhe fëmijët e mi
20 Janar 2024, 20:00
-
40 gjyqtarë i shtohen sistemit të drejtësisë! Mesazhi i Llagamit: Kultivoni durim dhe përulësi, drejtësia dhe e vërteta e gjejnë vetë rrugën e tyre
20 Tetor 2023, 12:29
-
DOKUMENTI/ Ndryshime në Kodin Penal, 3 vjet burg për parakalimet e gabuara! Dënime për avokatë, prokurorë e gjyqtarë! Jo më shtyrje apo mungesa nëpër gjyqe
17 Shtator 2023, 16:04
-
Kuvendi/ Berisha i 'gjyqtarëve të plepave' sulmon Felajn! Replikon Nënkryetarja: Jam krenare për familjen time! Ti e familja jote 'non grata' jeni krejt të zi!
3 Korrik 2023, 10:16