Një nga gjiret më të bukura të Mesdheut, me një port fantastik dhe unikal në llojin e tij dhe me një vlerë turistike të pallogaritshme, Partia Demokratike mendon ta trasformojë në një port për peshkarexha dhe treg peshku. Ky do të ishte fati për Porto Palermon, i lajmëruar nga Ina Zhupa, zëdhënëse dhe kandidate e koalicionit PD-AN në zonën e Sarandës. Duke folur sot me peshkatarët deklaroi se ''Porto Palermo do të jetë në shërbimin tuaj. Nuk ka kuptim që ju të ankoroheni në gur, ndërkohë që porti është aty”, tha Zhupa.
Urojmë vetëm që kjo të jetë një nga gënjeshtrat e shumta të thëna nga Partia Demokratike në këtë fushatë elektorale, sepse të kthesh Porto Palermon në një port ku të shkarkohet peshku, do të ishte një krim turistik dhe mjedisor pa precedent.
Kur po dorëzonte pushtetin, në verë të 2013 Sali Berisha firmosi një VKM me qëllimin për t’ja dhënë me koncesion Porto Palermon një kompanie të një klienti të tij politik për ta trasformuar në një rezidencë dhe port turistik. VKM-ja u anulua nga Rama bashkë me VKM të tjera të firmosura nga PD pas humbjes së zgjedhjeve. Në tetë vite as Edi Rama nuk pati kurajon të vendosë për fatin e Porto Palermos, që ka mbetur një oaz i paprekur, në pritje të një projekti turistik që të respektojë natyrën dhe të vlerësojë potencialitetin e pamasë. Veçse një port i thellë sa lejon lundrimin e nëndetseve dhe i përshtatshëm dhe për anije dhe krociera, Porto Palermo është një gji ku prania e bazës ushtarake e ka ruajtur nga krimet e ndërtimeve të pakontrolluara.
Trasformimi në një port peshkatarësh do të ishte një krim mjedisor dhe një projekt pa asnjë vizion, që do ta çonte Shqipërinë 30 vite pas, kur kështjellat dhe monumentet e Shqipërisë jepeshin me qera nga Berisha për të ndërtuar fast foode.
xy/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?
-
Po
63.1%
-
Jo
17.7%
-
Duhet më shumë
19.2%
Vota total: 1464
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Vlorë/ Atentat ndaj kushëririt të Inez Hajrullës, 30 vjeçari rëndë në spital! Plagoset dhe një kalimtar, tregtar fruta perimesh! Autorët djegin makinën në Panaja (VIDEO + EMRAT)
18 Dhjetor 2024, 21:50
-
Kroacia kthen mbrapsht 3 ngarkesa me mandarina, me nivele të larta pesticidesh! Ministria e Bujqësisë: U Nisën nga Berati e Fieri, gjobit grumbulluesin
18 Dhjetor 2024, 21:12
-
Bashkia e Vlorës zhvendos tregun e gjësë së gjallë, tregtarët bëjnë rezistencë: S’vjen njeri të blejë kaposhë në Nartë se është larg
18 Dhjetor 2024, 17:08
-
Shpërndanin drogë në Sarandë e Delvinë, “Arrest në burg” për 12 persona
18 Dhjetor 2024, 17:02
-
I dënuar me 21 vite burg në Itali për trafik droge, konfiskohen dy resorte në Sarandë të Emiljan Burbës! Vlera rreth 3 mln euro (VENDIMI)
18 Dhjetor 2024, 10:04
-
SHËNIM/ Berisha 3 strategjitë dhe sidomos ajo e ''Sindromës së Stokholmit'' në përpjekje për të ndikuar në drejtësi
17 Dhjetor 2024, 13:21
-
Arrestohet hajduti i biçikletave në Vlorë, momenti kur kryen një nga grabitjet
17 Dhjetor 2024, 12:00
-
I vuri tritol lokalit ‘The Boss’ në Lungomare, Gjykata e Vlorës lë në burg 28-vjeçarin! Selamaj zgjedh heshtjen (VENDIMI)
16 Dhjetor 2024, 15:38
-
Vlorë/ Rekrutonin shtetas të huaj për aktivitet kriminal, Gjykata lë në qeli ukrainasin dhe bjellorusin, liron 2 të tjerët për mungesë provash (EMRAT+VENDIMI)
16 Dhjetor 2024, 15:20
-
Vlorë/ Shpërndanin lëndë narkotike pranë shkollave, Prokuroria kërkon arrest me burg për autorët
16 Dhjetor 2024, 12:55
-
Policia operacion kundër shpërndarësve të drogës në Vlorë, Sarandë e Delvinë, 12 të arrestuar, 1 në kërkim
16 Dhjetor 2024, 10:57
-
Vlorë/ Shpërndanin kanabis në doza, arrestohen 3 persona, shpallet në kërkim një tjetër
15 Dhjetor 2024, 13:50