Incidentet dhe dhuna në Tirana - Besiktas, UEFA hap hetim për ndeshjen! Çfarë rrezikojnë skuadrat
Ultrasit e Besiktas hedhin sende në fushë
Tirana dhe Besiktas rrezikojnë një dënim të rëndë për shkak të incidenteve, përplasjes, dhunës dhe sendeve të forta të hedhura në fushë nga tifozët, në ndeshjen e së enjtes së kaluar për turin e dytë të Conference League. Gjigantët turq fituan 0-2 në "Air Albania", ndërsa ndeshja nisi me vonesë për shkak të trazirave nga tifozët turq. Veç dënimit të tifozëve në nivel evropian, të dyja klubet kanë gati gjobat përkatëse pasi UEFA ka hapur një hetim për rastin.
Pak para ndeshjes së Tiranës, tifozët e Besiktas hodhën sende piroteknike në fushë. Për shkak të këtyre zhvillimeve, arbitri ndërpreu ndeshjen dhe tërhoqi skuadrat në dhomat e zhveshjes.
UEFA njoftoi se ka nisur një hetim për shkak të ngjarjeve. Në përputhje me raportet e arbitrit dhe vëzhguesit, sektorët ultras mund të mbyllen dhe gjobat janë në derë.
Ndeshja filloi me 14 minuta vonesë për shkak të tymuesve të hedhur nga tribuna e Besiktas. Ndeshja e cila duhej të fillonte në orën 20:00, nuk mundi të niste për shkak të pishtarëve të hedhur nga tribuna e Besiktas. Pasi tifozët hodhën sende në fushë, arbitri i ndeshjes, Stuart Atëell, i dërgoi skuadrat në dhomat e zhveshjes.
Pas sulmit të tifozëve të Besiktas kundër tribunës së atyre të Tiranës, spektatorët shqiptarë u futën në fushë dhe tentuan të sulmojnë tifozët e Besiktas. Më pas, delegati i UEFA-s dhe gjyqtarët zhvilluan një minitakim në fushë. Pas paralajmërimeve dhe njoftimeve në shqip dhe turqisht, gjyqtarët iu drejtuan mesfushës. Ndeshja nisi me 14 minuta vonesë pasi arbitrat dhe lojtarët u rikthyen në fushë kur situata u qetësua.
Në fund të 90 minutave ishte Besiktas që fitoi 0-2, teksa jashtë stadiumit tifozët e Tiranës pritën ata të Besiktas, ku pati përleshje dhe dhunë mes tyre, për fat pa të lënduar. Kujtojmë se për këto ngjarje, policia shqiptare ka proceduar 14 tifozë.
S.Dh/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?
-
Po
63.1%
-
Jo
17.7%
-
Duhet më shumë
19.2%
Vota total: 1464
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Protagonist si zëvendësues, Muçi nuk shmang dot disfatën e Besiktas! E mund Demirspori i Kurtulan (VIDEO)
17 Dhjetor 2024, 11:56
-
Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s mban mbledhjen e fundit për vitin 2024, të gjitha vendimet që u morën
16 Dhjetor 2024, 15:20
-
Evropiani U-21 mes Shqipërisë dhe Serbisë, UEFA s'e shqyrton çështjen! Burime: Është shtyrë në shkurt
16 Dhjetor 2024, 14:07
-
Superliga/ Tirana në pikë të hallit, Dinamo e mposht 2-1 në derbi dhe merr kreun! AF Elbasani ndal 2-2 Partizanin në kryeqytet, Vllaznia fiton kundër Laçit
14 Dhjetor 2024, 21:08
-
Botërori 2026/ Përballja kundër Shqipërisë, Serbia pa tifozë në Tiranë (VIDEO)
14 Dhjetor 2024, 20:14
-
Kualifikueset e Botërorit 2026, Rraklli për Report TV: S'e doja këtë short, Sylvinho të bëjë ndryshime! Leci: Serbia mendjen për telashe, Kosova e ka vështirë
14 Dhjetor 2024, 16:00
-
Tentuan të djegin flamurin shqiptar, UEFA gjobit Serbinë me 200 mijë € dhe e dënon me 2 ndeshja pa tifozë në transfertë
13 Dhjetor 2024, 17:32
-
Bashkorganizimi i Euro 27 mes Shqipërisë dhe Serbisë, UEFA mblidhet të hënën për 'dritën jeshile'
13 Dhjetor 2024, 16:04
-
E PLOTË/ Short 'ferri' për kualifikueset e Kupës së Botës 2026, Shqipëria me Anglinë dhe Serbinë në Grupin K! Kosova në Grupin B me Zvicrën, të gjitha grupet
13 Dhjetor 2024, 12:00
-
Conference League/ Chelsea fiton mes ngricës dhe kalon në 1/8, Fiorentina shënon 7 gola! Bie Legia
13 Dhjetor 2024, 09:53
-
Nesër shorti, Kombëtarja njeh kundërshtarët e kualifikueseve për Kupën e Botës 2026! Rrezikohet grupi me Serbinë
12 Dhjetor 2024, 10:41
-
Tifozët fusin në telashe FSHF-në, UEFA gjobë 27.750 euro
12 Dhjetor 2024, 09:24