FIER-Dy policë dhe një avokat janë arrestuar nga Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, pas disa muajsh hetime në kuadër të operacionit “Mashtruesit”.
Të arrestuarit janë;
- Klajdi Xhymerti 29 vjeç, me profesion avokat nga Fieri;
- Nën/Komisar Marjon Hasanbasha 32 vjeç, me detyrë Specialist i Krimeve pranë Komisariatit të Policisë Fier;
- Nën/Komisar Erjon Muhaj 34 vjeç, me detyrë Specialist i Krimeve, pranë Komisariatit të Policisë Fier.
Sipas policisë, punonjësit u arrestuan pasi duke qenë në detyrën e specialistit të Krimeve dhe të OPGJ-së në Komisariatin e Policisë Fier, në bashkëpunim edhe me avokatin Klajdi Xhymerti nëpërmjet skemës së mashtrimit, dyshohet se realizonin presione dhe inskenime ndaj qytetarëve të ndryshëm kundrejt përfitimit të shumave financiare për arrestime/ndalime ndaj tyre, për shkak të kallëzimeve penale që bëheshin, por që nuk përmbanin elementë të veprës penale.
Në këto kushte, njofton policia, arrestimi u bë për veprat penale “Ushtrim të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, “Korrupsion pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Shpërdorim detyre, në bashkëpunim".
Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat si dhe Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, u bën thirrje qytetarëve, të cilët janë bërë pre e kësaj skeme mashtrimi nga këta persona, që të depozitojnë kallëzimet e tyre pranë dy institucioneve SHÇBA dhe Prokurori. Hetimet lidhur me këtë rast vazhdojnë deri në zbardhjen e të gjithë ngjarjes.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?
-
Po
63.1%
-
Jo
17.7%
-
Duhet më shumë
19.2%
Vota total: 1464
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kroacia kthen mbrapsht 3 ngarkesa me mandarina, me nivele të larta pesticidesh! Ministria e Bujqësisë: U Nisën nga Berati e Fieri, gjobit grumbulluesin
18 Dhjetor 2024, 21:12
-
Qeveria i jep OK kompanisë greko-shqiptare për ndërtimin e termocentralit në Roskovec! Mes përfituesve, edhe Bashkim Ulaj, botues pranë Sali Berishës
18 Dhjetor 2024, 18:22
-
Fier/ Shpërndante kokainë në doza pranë gjimnazeve, arrestohet 29 vjeçari (EMRI)
18 Dhjetor 2024, 14:40
-
Aksident në aksin Lushnjë-Berat/ Makina përplas për vdekje 63 vjeçarin nga Durrësi (EMRI)
17 Dhjetor 2024, 13:55
-
Në kërkim për ‘falsifikim dokumentesh’ dhe ‘largim nga vendi i aksidentit', 2 të arrestuar në Fier
17 Dhjetor 2024, 13:23
-
Lushnjë/ Digjet automjeti në rrugën Fier-Shegan-Krutje! Shoferi sapo pa tymin që dilte nga motori njoftoi zjarrfikësit (VIDEO)
16 Dhjetor 2024, 16:54
-
Fier/ Plagosi me 4 goditje thike shokun e klasës, Gjykata lë në burg gjimnazistin 17-vjeçar: Jam në ankth, s'jam në gjendje të flas (VIDEO)
16 Dhjetor 2024, 10:14
-
Blushi nga Fieri: Rama 'babai' i korrupsionit, Balluku duhet të ishte në burg! Meta u arrestua sepse i denoncoi, SPAK në kontroll të kryeministrit
15 Dhjetor 2024, 19:31
-
Fier/ Kishte përshtatur lokalin e marrë me qira për të organizuar lojëra fati, arrestohet administratori! Në pranga dhe 5 të tjerë, u kapën duke luajtur poker
15 Dhjetor 2024, 10:33
-
Fieri e Vlora pa tregje, gjelat e detit shiten në akset nacionale! Fermerët: Vështirësi për t’i rritur, u shtrenjtua misri
15 Dhjetor 2024, 07:50
-
Fier, plagosja e 17-vjeçarit në shkollë, arrestohet autori! Flet gjyshja e tij: Ata kishin qenë 6, i morën telefonin djalit e goditën me shkelm!
14 Dhjetor 2024, 11:56
-
U kap me doza kanabis gati për shitje, arrestohet 18 vjeçari në Fier (EMRI)
14 Dhjetor 2024, 10:48
Media duhet ti fshije keto lajme. Te gjithe dolen te pafajshem. Shume e forte konkurenca e tregut ne Fier.
PërgjigjuEpo kur u be edhe ky erjon muhaj nje fshatar dhe nje familje totalisht e mbaruar dhe e degjeneruar fare .. pupu
PërgjigjuE njejta skeme eshte dhe shkoder nga opgj te policise dhe prokurorise vec gjoba e presione
Përgjigju