Prokuroria e Romës arrestoi dy shqiptarë dhe një Italian për mashtrim të biznesmenëve për rrëmbime false jashtë vendit dhe më pas dorëzim të tyre tek organizatat terroriste. Dy shqiptarët Fredi Frrokaj dhe Olsi Mitraj dhe italiani Alberto Zanini dyshohet se kanë organizuar rrëmbime jashtë vendit, në disa raste me bashkëpunim në fazën fillestare të vetë personave të rrëmbyer dhe më pas dorëzimit të biznesmenëve tek një grup afër Al Kaidës.
Sipas hetimeve të prokurorisë të tre i propozuan dy sipërmarrësve nga Brescia për të simuluar një rrëmbim. Një nga këta tani nën hetim është Alessandro Sandrini, sipërmarrësi nga Brescia i cili u zhduk në Turqi në tetor 2016 dhe u shfaq sërish në maj 2019. Një tjetër sipërmarrës nga Brescia, i cili nuk u paraqit në aeroporti në minutën e fundit, është identifikuar po ashtu. Në hetimi citohet gjithashtu çështja e Sergio Zannoti.
Sandrini dhe Zanotti u transferuan më pas në Siri dhe iu dorëzuan një grupi xhihadist të lidhur me Al Kaidën. Të tre të arrestuarit vepronin në Itali, Turqi dhe Siri. Të akuzuarit I kishin propozuar Sandrinit të shkonte në Turqi "në mënyrë që të simulonte një rrëmbim "por sapo arritën atje ata e privuan atë" nga liria e tij personale "dhe më pas e sollën " kundër vullnetit të tij në Siri, ku ia dorëzuan atë Partisë Islamike Turkestan, një grup në lidhje me Al Kaedën ", siç thuhet në aktakuzë.
Sipas një dëshmie të Prokurorit Publik të Romës, Alessandro Sandrini " planifikonte të bënte shumë para me rrëmbimin e rremë", shuma të cilat mund të shkonin deri në 100 mijë euro. Si pjesë e hetimit kundër bandës, pati hetime edhe në Gjermani dhe Itali.
/b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?
-
Po
63.1%
-
Jo
17.7%
-
Duhet më shumë
19.2%
Vota total: 1464
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'Albania', fjala më përdorur në Itali për 2024-ën
18 Dhjetor 2024, 15:59
-
Itali/ Trafik kokaine dhe rekrutim i korrierëve me pagë 3 mijë euro në muaj e strehim, çmontohet organizata shqiptare, 8 të arrestuar
18 Dhjetor 2024, 15:44
-
Grabisnin në seri banesat në Luksemburg, arrestohen 2 shqiptarët! Operacioni edhe nga njësia FAST Albania
18 Dhjetor 2024, 15:14
-
Policia e Durrësit ekzekuton vendimin për konfiskimin e 4 pasurive të 'Zotit të drogës' Alket Hatija! Dy apartamente, një truall e një garazh, Italia e dënoi me 20 vjet burg për drogë
18 Dhjetor 2024, 12:08
-
Nga 1 janari 2025, Milano do ndalojë pirjen e duhanit në ambiente publike
17 Dhjetor 2024, 21:18
-
Dhunoi partneren me sende të forta në prani të fëmijës, arrestohet 29-vjeçari shqiptar në Itali
17 Dhjetor 2024, 17:28
-
Në burg prej 2021 për trafik droge, rëndohen akuzat për kapon e ultrasve të Milanit! Sky ECC nxjerr bashkëpunëtorin e tij të ngushtë shqiptar (EMRI)
17 Dhjetor 2024, 16:47
-
Merret peng dhe dhunohet greku në Kostur, policia shpall në kërkim shqiptarin
17 Dhjetor 2024, 16:40
-
Belgjikë/ Çmontohet organizata shqiptare e trafikut të kokainës drejt Anglisë! Mbi 30 kontrolle, disa të arrestuar dhe sekuestrime! Transportohej me furgonë mallrash
17 Dhjetor 2024, 14:00
-
Austri/ Shqiptari arrestohet me 12 kg kokainë në makinë, droga me vlerë 1.2 milionë euro
17 Dhjetor 2024, 11:27
-
Itali/ Ekipet e shpëtimit punojnë për të shpëtuar 32-vjeçaren e bllokuar 585 metra nën tokë
16 Dhjetor 2024, 21:25
-
E konfirmojnë në Itali, Juventusi futet në garë për Cristian Shpendin! Vëzhgues në disa ndeshje
16 Dhjetor 2024, 17:02