Popullsia e Shqipërisë në 1 Janar 2020 rezulton në 2.845.955 banorë duke pësuar një rënie me 0,6 %, krahasuar me 1 Janarin e vitit 2019, njoftoi Instituti i Statistikave. Popullsia e Shqipërisë në 1 Janar 2019, rezultoi në 2.862.427 banorë, pra në një vit popullsia rezidente e vendit është pakësuar me 16.472 vetë.
Gjatë vitit 2019, lindën 28.561 foshnja, duke pësuar një rënie prej 1,3 %, krahasuar me një vit më parë. Numri i vdekjeve në 2019 është 21.937 persona, duke patur një rritje prej 0,6 %, krahasuar me një vit më parë. Kështu, gjatë vitit 2019, shtesa natyrore e popullsisë është 6.624 banorë (Lindje-Vdekje), duke pësuar një rënie prej 7,1 %, krahasuar me një vit më parë. Ndërkohë, largimi i qytetarëve nga vendi sërish ka qenë faktor që ka ndikuar në pakësimin e rezidentëve. Gjatë nëj viti migracioni neto (raporti Imigrantë-Emigrantë) është -23.082 banorë, pra janë larguar mëse 23 mijë shqiptarë më shumë se sa janë kthyer.
Në 1 janar 2020 mosha mesatare e popullsisë rezulton 37,2 vjeç nga 36,7 që ishte në 1 janar 2019, konstaton INSTAT. Në 1 janar 2020 raporti i popullsisë 0-14 vjeç me popullsinë 15-64 vjeç ka shënuar rënie në krahasim me 1 janar 2019, nga 25,1 % në 24,6 %, ndërsa raporti i varësisë së të moshuarve ka pësuar rritje, nga 20,5 % në 21,6 % gjatë të njëjtës periudhë.
Në vitin 2019, numri i emigrantëve është 43.835 persona, duke pësuar një rritje prej 13,3 %, krahasuar me një vit më parë. Numri i të kthyerve në 2019 është 20.753 persona, duke pësuar një rënie prej 12,3 %, krahasuar me një vit më pare.
Në 1 Janar 2020, Tirana zë rreth 31,8 % të popullsisë gjithsej, duke vazhduar të jetë një nga qarqet më të populluara të vendit, duke u ndjekur më pas nga Durrësi dhe Fieri me nga 10,2 % secili.
G.M./b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?
-
Po
63.1%
-
Jo
17.7%
-
Duhet më shumë
19.2%
Vota total: 1464
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Afro 20% e shqiptarëve në rrezik varfërie, kanë të ardhura ditore deri në 751 lekë! Gjendja do rëndohej nëse s’do ishin pensionet e skemat sociale
13 Dhjetor 2024, 20:29
-
Në vitin 2025 do të shpenzohen mbi 8 mln euro për mbetjet! Bashkia Durrës do marrë 2.5 mln euro për trajtimin e tyre
9 Dhjetor 2024, 18:39
-
S’ka më banesa individuale, por rezidenca shumëkatëshe! Mbi 2 mln metër katrorë ndërtime të reja me vlerë 806 mln €, u miratuan në 9 muaj nga bashkitë
29 Nëntor 2024, 08:07
-
Shtohen të huajt në shtator, shqiptarët nuk po bëjnë më pushime! Ja shifrat e INSTAT
23 Nëntor 2024, 07:52
-
Thellohet rënia/ Eksportet e mallrave tkurren me 530 mln euro nga janari në tetor!
18 Nëntor 2024, 14:09
-
Inflacioni ‘ngec’ në 1.9% aq sa ishte dhe në shtator, por shtrenjtimi i ushqimeve nuk ndalon! Çmimet e zarzavateve edhe më të kripura sesa vjet
8 Nëntor 2024, 16:53
-
Censi 2023/ Tirana ka 598,176 banorë, rritet ndjeshëm popullsia në bashkitë me minoritet grek
1 Nëntor 2024, 10:18
-
ANALIZA e shifrave mbi nëndeklarimin/ Informaliteti në paga, një pjesë në dorë e tjetrën në bankë ‘krim ekonomik’ në kurriz të punonjësve
24 Tetor 2024, 16:47
-
Sa të vjetra janë ndërtesat ku jetojnë shqiptarët? Dominojnë banesat e 1981-2000
20 Tetor 2024, 07:45
-
Zhvlerësimi i valutave godet prodhimin vendas, në 9 muaj eksportet u ulën 47 mld lekë! ‘Made in Albania’ vlejnë më pak se vjet
18 Tetor 2024, 21:06
-
Tregu i apartamenteve/ Të etur për prona, bum shitjesh të pasurive të paluajtshme! INSTAT: Në 6 muaj u shitën prona me vlerë 58 mld lekë
13 Tetor 2024, 17:34
-
Shqiptarët shpenzojnë 40% të të ardhurave për ushqime, produktet e mishit ‘zbrazin’ portofolin! Kukësi e Dibra qarqet më të varfër
4 Tetor 2024, 12:08