Adrian Gurma, me origjinë nga Saranda, i ka shërbyer për 20 vite si mjek qytetarëve të Sarandës dhe Tiranës, por tashmë kërkon të japë një kontribut edhe më të madh, me të njejtin përkushtim si të mjekut, për zhvillimin e qytetit si Kryebashkiak i Sarandës. Në një intervistë për ERTV, Gurma foli për nevojat që sot ka Saranda, të cilat ai pretendon t’i kurojë me planet e tij të zhvillimit.
“Ndërhyrjet e bëra në gjithë këto vite në Sarandë e kanë ngjeshur qytetin dhe hapësirat për ndërhyrje kanë qënë të pakta. Ajo që është emergjente, është fluksi i trafikut rrugor. Ndërhyrja kryesore është në infrastrukturë, e cila duhet të marrë aksesin dhe vëmendjen maksimale nga bashkia. Investimi kryesor është ai në infrastrukturë, duke filluar më rrugën hyrëse nga nëncentrali deri në kanalin e Cukës. Kjo ndërhyrje do të sjellë çlirimin e trafikut në Sarandë sepse një pikë tjetër e rëndësishme e bashkisë Sarandë është edhe Ksamili, fluksi i të cilit kalon nëpër Sarandë. Më këtë arterie do të çlirohet qytëeti”, tha Gurma. Kandidati socialist shtoi se “jemi në fazën e dytë për rrjetin e ujësjellësit dhe pas dy vitesh Saranda do ketë zgjidhur problemin e ujit, për të patur ujë në 24 orë”.
Ai u ndal edhe të zhvillimi turizmit përmes burimeve të reja njerëzore, siç janë të rinjtë e Sarandës që studiojnë në shkollë profesionale të hoteleri turizmit në Sarandë. Gurma theksoi se ka një plan për zgjerimin e sezonit turistik gjatë gjithë vitit përmes një kalendari kulturor eventesh, që do ta bëjnë Sarandën atraktive në çdo kohë.
Ai premtoi se do të ndërhyjë për të unifikuar të gjitha fasadat e qytetit, në mënyrë që kur turistët të vijnë nga deti, të shohin një pamje më dinjitoze të godinave, ndryshe nga kjo e sotmja.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?
-
Po
63.1%
-
Jo
17.7%
-
Duhet më shumë
19.2%
Vota total: 1464
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
I dënuar me 21 vite burg në Itali për trafik droge, konfiskohen dy resorte në Sarandë të Emiljan Burbës! Vlera rreth 3 mln euro (VENDIMI)
18 Dhjetor 2024, 10:04
-
Atentati ndaj shqiptarëve në Athinë, rihapet dosja e vrasjes së 32-vjeçarit shqiptar Roan Brahimi, armikut të Ervis Martinajt! Dyshohet se kanë lidhje
17 Dhjetor 2024, 15:10
-
Policia operacion kundër shpërndarësve të drogës në Vlorë, Sarandë e Delvinë, 12 të arrestuar, 1 në kërkim
16 Dhjetor 2024, 10:57
-
VIDEO/ Merr flakë banesa në katin e parë të një pallati në Sarandë, fqinjët shpëtojnë të moshuarën që jetonte aty
15 Dhjetor 2024, 16:46
-
Digjet furgoni në Metoq të Sarandës, ende nuk dihen shkaqet! Policia dhe zjarrfikësja në vendngjarje
9 Dhjetor 2024, 11:46
-
Konispoli prodhon 50 mijë ton mandarina, prek tregjet më të mëdha nga Polonia deri në Rusi
7 Dhjetor 2024, 10:49
-
Sarandë/ Goditën me sende te forta 19 vjeçarin, 3 të rinj në kërkim
5 Dhjetor 2024, 10:07
-
Media irlandeze ‘Her’: Ksamili, destinacioni ideal për t’u vizituar në 2025
3 Dhjetor 2024, 08:15
-
Ktheu shtëpinë në bazë për prodhimin e vajit të kanabisit, në pranga i riu në Sarandë! VIDEO si fshehu kallashin brenda në valixhe, i sekuestrohen edhe thikë e fishekë
1 Dhjetor 2024, 10:27
-
Taksa e fjetjes në hotel, këshilltarët e opozitës bllokojnë miratimin e Paketës Fiskale në Sarandë
27 Nëntor 2024, 16:18
-
Njëri i dënuar me 20 muaj burg për shitje droge dhe tjetri me masë arresti për goditje për shkak të detyrës, 2 të arrestuar në Vlorë dhe Sarandë
27 Nëntor 2024, 15:07
-
Lefter Nika zgjidhet kryetar i Partisë MEGA, parti e minoritetit grek në Shqipëri
23 Nëntor 2024, 21:27