Njerëzit që inkurajojnë gratë në Iran të heqin hixhabin do të ndiqen penalisht në gjykatat penale dhe nuk do të kenë të drejtë apelimi kundër asnjë dënimi, Kështu ka deklaruar të shtunën zëvendësprokurori i përgjithshëm i Iranit.
Komentet e tij vijnë rritjes së numrit të grave që kanë kundërshtuar kodin e detyrueshëm të veshjes së Iranit, duke u shfaqur të zbuluara në qendra tregtare, restorante, dyqane, rrugë dhe zona të tjera publike.
Disa femra të famshme dhe aktiviste gjithashtu muajt e fundit kanë postuar foto të tyre në rrjetet sociale pa shami.
Policia iraniane të shtunën instaloi kamera në vende publike për të identifikuar dhe penalizuar gratë e pambuluara. Policia njoftoi planin javën e kaluar.
"Krimi i promovimit të zbulimit do të trajtohet në gjykatën penale, vendimet e së cilës janë të formës së prerë dhe të paapelueshme," u shpreh zëvendësprokurori i përgjithshëm Ali Jamadi.
“Dënimi për krimin e promovimit dhe nxitjes së të tjerëve për heqjen e hixhabit është shumë më i rëndë se vetë krimi i heqjes së hixhabit, sepse është një nga shembujt e qartë të nxitjes së korrupsionit”, shtoi ai.
B.V/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?
-
Po
63.1%
-
Jo
17.7%
-
Duhet më shumë
19.2%
Vota total: 1464
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Presidenti i Iranit bllokon ligjin ‘drakonian’ për hixhabin
15 Dhjetor 2024, 19:47
-
Sfidoi regjimin iranian, arrestohet këngëtarja që mbajti koncert pa hixhab
15 Dhjetor 2024, 09:28
-
Damask/ Udhëheqësi i rebelëve al-Jolani: Izraeli nuk ka më justifikime për sulme në Siri
14 Dhjetor 2024, 18:46
-
Ish-gazetari i REL dënohet me 10 vjet burg në Iran
14 Dhjetor 2024, 15:48
-
Iran, këngëtarja thyen rregullat fetare, regjistron koncert pa hixhab (VIDEO)
13 Dhjetor 2024, 12:49
-
Moska: Bashar al-Assad strehohet në Rusi! Irani: Terroristët do të sulmojnë Irakun
11 Dhjetor 2024, 07:40
-
Rënia e Assadit, goditje për ndikimin e Iranit dhe Rusisë, rrezik ardhja e islamistëve ekstrem në Siri
9 Dhjetor 2024, 17:21
-
Irani urdhëron evakuimin e personelit diplomatik dhe ushtarak nga Siria
7 Dhjetor 2024, 08:37
-
Lufta/ Kryeministri i Izraelit: Nëse shkelet armëpushimi në Liban, kam udhëzuar ushtrinë për luftë të ashpër
28 Nëntor 2024, 08:07
-
Lirohet pa akuza gruaja iraniane që u zhvesh në shenjë proteste
19 Nëntor 2024, 20:00
-
Kompleksi ushtarak do ndërtonte armë bërthamore, si Izraeli shkatërroi bazën 'top sekret' të Iranit në mes të shkretëtirës
16 Nëntor 2024, 11:00
-
Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare i Energjisë Atomike viziton zonat bërthamore nëntokësore të Iranit
15 Nëntor 2024, 18:39