Ish- shefi i FBI publikon shënimet, ja favoret që kërkonte Donald Trump
Shënime të ish-drejtorit të FBI-së James Comey, të cilat dokumentojnë bisedat e tij me presidentin Donald Trump janë publikuar tashmë në SHBA.
Trump dhe Comey
Shënime të ish-drejtorit të FBI-së James Comey, të cilat dokumentojnë bisedat e tij me presidentin Donald Trump janë publikuar tashmë në SHBA. Në shënimet e publikuara, flitet për shqetësimin e presidentit Trump në lidhje me një dosje të inteligjencës, si dhe marrëdhënien e tij me Këshilltarin për sigurinë Kombëtare, Michael Flynn.
Nga ana tjetër presidenti Trump ka reaguar duke deklaruar se publikimi i këtyre shënimeve, i hiqte përgjegjësinë atij nga akuzat. Shënime pjesërisht të redaktuara ju janë dorëzuar edhe Kongresit amerikan ditën e enjte, pasi u kërkuan nga tre senatorë republikan, të cilët besojnë se përmbajtja e tyre do të shërbejë për të provuar se akuzat ndaj Trump për të penguar drejtësinë janë të gabuara.
Detajet e publikuara në shënimet e ish-kreut të FBI-së, janë në të njëjtën rrjedhë me akuzat e ngritura në librin e tij, “ Një besnikëri e Lartë: TË vërtetat, gënjeshtrat dhe lidershipi”. Në shënimet e tij Comey shkruan se Trump i kishte kërkuar të mbyllte hetimet ndaj ish- këshilltarit për sigurinë Kombëtare, Michael Flynn për lidhjet e këtij të fundit me Rusinë, i cili dha dorëheqjen pasi pranoi se kishte gënjyer për kontaktet e tij me Rusinë.
Mes bisedave të tjera të dokumentuara në shënimet e Comey është një e disa ditëve përpara përurimit të Presidentit Trump , ku në një takim privat mes Comey dhe Trump në Trump Tauer. Trump kishte shfaqur shqetësimet e tij në lidhje me akuzat për një dosje të inteligjencës. Gjithashtu Comey shkruan në shënimet e tij se gjatë këtij takimi kishte folur me Trump edhe për detajet e një takimi të supozuar mes Trump dhe disa prostitutave në vitin 2013 në Moskë.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?
-
Po
63.1%
-
Jo
17.7%
-
Duhet më shumë
19.2%
Vota total: 1464
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Trump rrëzon buxhetin e përkohshëm të SHBA
19 Dhjetor 2024, 15:12
-
Trump 'provokon' përsëri dhe trazon rrjetin: Kanadaja të bëhet shteti i 51-të i SHBA-ve!
19 Dhjetor 2024, 08:39
-
Sondazhi: Musk dhe Trump vlerësohen afërsisht njësoj nga amerikanët
18 Dhjetor 2024, 21:00
-
Zelensky: Nuk kemi forca për të rimarrë Krimenë dhe Donbasin! Rusia: Të hapur ndaj propozimeve nga i dërguari i Trump
18 Dhjetor 2024, 17:12
-
VIDEOLAJM/ Donald Trump ndryshon modelin e flokëve
18 Dhjetor 2024, 12:37
-
Lufta Rusi-Ukrainë, Donald Trump: Do të bisedoj me Putin dhe Zelenskyn, duhet të bëhet një marrëveshje
16 Dhjetor 2024, 22:37
-
Momenti kur këshilltari i Donald Trump humb ndjenjat në podium (VIDEO)
16 Dhjetor 2024, 12:13
-
Si Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni mund të kapërcejë hendekun midis Trump dhe Evropës! Analiza e CNN
16 Dhjetor 2024, 09:53
-
Lufta në Gaza e Siri, Trump telefonatë me Netanyahun: Marrëveshje për pengjet dhe armëpushim, ndryshe...! Al-Jolani takon të dërguarin e OKB
16 Dhjetor 2024, 08:33
-
Trump dhe fundi i multilateralizmit në tregtinë botërore
15 Dhjetor 2024, 10:36
-
Trump fiton padinë për shpifje ndaj medias amerikane, rrjeti mediatik do i paguajë 15 milionë dollarë
15 Dhjetor 2024, 08:29
-
SHBA/ Trump zgjedh Richard Grenell si të dërguar për misione të posaçme ndërkombëtare
15 Dhjetor 2024, 07:23