Ish-deputeti i PS: Sulmet për fizikun e Braçes dhe vendlindjen e Cakajt, nga fashistoidë dhe shqiptarofobë
Besa Shahini, Gent Cakaj dhe Erion Braçe
Ndryshimet e fundit në Qeveri, ku u larguan plot shtatë ministra, janë komentuar gjerësisht në media dhe rrjetet sociale. Nuk kanë munguar komentet pikante dhe ironike kryesisht në rrjetet sociale për zv/kryeministrin e ri Erion Braçe por edhe për ministrin e Jashtëm, Gent Cakaj. Këto sulme i ka dënuar ish-deputeti socialist, aktualisht drejtori i AKEP-it, Ilir Zela, i cili iu ka kthyer përgjigje të gjithë atyre personave që merren me anën fizike të ministrave sidomos të zv/kryeministrit të propozuar, apo dhe me vendlindjen e tyre. Në një ragim të fortë Ilir Zela, që ka qenë njëri ndër kryetarët e parë të FRESSH dhe njëherësh ka pasur detyra të rëndësishme në PS e qeveri, i cilëson akuzuesit fashistoidë.
“Ç’jane keta fashistoide te cilet merren me fizikun e Erjon Braçes dhe jo me idete e tij? Ç’jane keta shqiptarofobe te cilet merren me krahinen matane Drinit te shtetasit shqiptar Gent Cakaj dhe jo me performancen e tij ne Ministrine e Jashtme? Henri Kisinger lindi ne Bavari por drejtoi diplomacine e SHBA me shune sukses! Po Gent Cakaj ç’faj ka qe nuk ka lindur ne fshatin e atyre qe i etiketojne vendlindjen?! Hapeni mendjen o njerez te ngushte! Ne share Urimi me i perzemert per Erjon Braçen! Bashkohem dhe une me urimin e Dianes!”, reagon Zela.
Postimi i Zelës në rrjetet sociale
Në postimin e tij ai shton edhe urimin e Diana Gellçit për zv/kryeministrin e ri: “E kam njohur Erion Bracen kur ishte djalosh i ri fare dhe prej 30 vitesh vazhdoj ta admiroj per vitalitetin, ndershmerine dhe seriozitetin qe tregon si qytetar dhe politikan. Si e cale, qysh heret kam kuptuar se kur dikush merret me kembet, hunden, apo veshet, nuk ka gjetur tjeter per te te share. Miq te nderuar, lereni metrin e unit; gezohuni qe tani do te keni edhe nje dere tjeter te celur! Urime i madhi Erion Brace!"
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?
-
Po
63.1%
-
Jo
17.7%
-
Duhet më shumë
19.2%
Vota total: 1464
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Spahiu: Ky është Kuvendi më banal në 100 vjet/ Gra që sillen si burra dhe burra që sillen si gra
5 Dhjetor 2024, 21:34
-
'Kone', Zhupa ofendon Braçen: O Erion t'u rrit boja, sa shumë m** të ha goja! PS braktis Kuvendin në shenjë proteste, mbyllet seanca (VIDEO)
5 Dhjetor 2024, 12:44
-
'Më dukesh si ruse, por nuk je', Braçe i kthehet Zhupës: Mos u lyej me parfum dhe pri thonjtë! Duhet të hetohesh për dezinformim (VIDEO)
5 Dhjetor 2024, 10:46
-
Erion Braçe 'përplaset' me komentuesin: O hajvan, nuk ka urë të gatshme, po e ndërtojmë
23 Nëntor 2024, 12:11
-
Parlamenti/ Tensione të tjera në sallë, Dogjani kërkon fjalën para Idrizit dhe bllokon foltoren, ndërhyn dhe Garda! Pritet votimi i buxhetit (VIDEO)
19 Nëntor 2024, 20:03
-
Komisioni Ekonomisë ‘pro’ pr/buxhetit 2025! PD voton kundër! Tabaku: Nuk parashikohen fondet për pensionet! Braçe: Të rritet buxheti për sigurinë kibernetike
15 Nëntor 2024, 11:36
-
Skema e TVSH-së në bujqësi shkakton debate në Komisionin Ekonomisë/ Braçe-Denaj: Ka 6 vjet që bëni studime! Ministrja: Gati ta rishikojmë tatimin
13 Nëntor 2024, 16:33
-
‘Harrohet’ sigurimi i detyrueshëm i banesës! Cila është skema e re që propozojnë socialistët? Primi i sigurimit të zbritet nga të ardhurat vjetore të qytetarëve
9 Nëntor 2024, 20:44
-
Dezinformimi/ ‘Mos hapni çdo mesazh që vjen, edhe deputetët 'viktima'! Kreu i AKEP: U mbyllën 155 domaine ruse, 8 të grupeve të hakerimit! Qëllim, shkatërrimi i të dhënave
16 Tetor 2024, 13:16
-
'Nuk dogjëm selinë e PS, thjesht hodhëm molotov', Braçe i përgjigjet deputetes së PD: E thotë sikur ka hedhur oriz në dasmë! Kuptoni gjë ju?
16 Tetor 2024, 10:33
-
Miratohet projektrezoluta, KLSH do të bëjë publik planin e auditimit, kohëzgjatjen dhe audituesit! Debate mes socialistëve për transparencën e institucionit
15 Tetor 2024, 16:15
-
Dështon sërish Hetimori i Shëndetësisë, Vokshi kërkesë Spiropalit për zëvendësimin e Ndrecës dhe ndëshkimin e 3 deputetëve: Do bëjmë dhe kallëzim penal
11 Tetor 2024, 10:18
Mundet, qe disa mga ministrat e z ministrat,ndokush ti kete anatemuar nga aftesite fizike apo nga vendlindia;sigurisht qe jane gabim.Por gjendia e keqe e shtetit dhe e popullit ,eshte e duksheme.Nga na lind e drejta te themi :Qeverisia e shtetit ,ka fytyren e politikaneve qe e drejtojne.
Përgjigju