Ishin nisur drejt Italisë me dokumente false, arrestohen 3 të rinj në Rinas - Shqiptarja.com

Ishin nisur drejt Italisë me dokumente false, arrestohen 3 të rinj në Rinas

Ishin nisur drejt Italisë me dokumente false, arrestohen 3 të rinj në Rinas

Foto ilustruese

Tre të rinj kanë rënë në pranga mëngjesin e sotëm në Rinas, pasi tentuan të kalonin kufirin me dokumente false.  

Sipas Policisë, ata u kapën pas kontrolleve në vijën e dytë, ndërsa destinacion kishin qytetin e Bologna.

Në pranga ranë  P. C., 25 vjeç, A. K., 19 vjeç dhe E. H., 22 vjeç, të tre banues në Tiranë, të cilëve iu gjetën 3 letërnjoftimi italiane, 3 patenta italiane si dhe 3 dokumente shëndetësore italiane, të falsifikuara.

Të rinjtë akuzohen për veprat penale “Falsifikimit të letërnjoftimeve, të pasaportave ose të vizave” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”, të kryera në bashkëpunim.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?



×

Lajmi i fundit