Breshia- Italia e kishte dëbuar prej dy vitesh si person me precedentë penalë të shumtë dhe veçanërisht në fushën e narkotrafikut, 34-vjeçari shqiptar rikthehet në gadishull me një tjetër identitet, por është riarrestuar.
Policia italiane njoftoi dje (2 Shtator), se ka ndaluar një 34-vjeçar, me precedentë të shumtë penalë, veçanërisht për trafik droge. I dyshuari është arrestuar në zonën e Brenner, teksa po largohej nga Italia drejt kufirit të Austrisë.
Gjatë një kontrolli normal të përbashkët nga policia italiane dhe austriake, oficerët dyshuan për qëndrimin nervoz dhe intolerant të të riut me inicialet E. L., raporton “Altoadige”.
Në vitin 2022, u dëbua nga autoritetet e Monzës dhe nga Bari, u kthye për në Shqipëri. Prej këtu ai ishte kthyer së fundmi në Itali po ilegalisht, pasi kishte marrë një pasaportë të re shqiptare me të dhëna të ndryshme personale.
Megjithatë, identiteti i tij i vërtetë u konstatua falë gjurmëve të gishtërinjve, pasi ishte i skeduar dhe me një dosje të fryrë penale.
Kështu u bë arrestimi, teksa Komisari i policisë së Bolzanos, Paolo Sartori, nxori një dekret të ri dëbimi ndaj tij, si emigrant i paligjshëm, pasi nuk figuronte në kërkim.
A.Q/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?
-
Po
63.1%
-
Jo
17.7%
-
Duhet më shumë
19.2%
Vota total: 1464
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Itali/ I dënuar me 4,2 vite burgim për zhvatje dhe shpifje, kapet pas katër vitesh kërkimi 43-vjeçari shqiptar
15 Dhjetor 2024, 16:05
-
Itali/ Ishte pjesë e rrjetit të trafikut të kokainës, arrestohet dhe dëbohet nga vendi 30-vjeçari shqiptar
15 Dhjetor 2024, 15:54
-
Itali/ Kishte fshehur kokainën në tavanin e shtëpisë, arrestohet 25-vjeçari shqiptar
12 Dhjetor 2024, 21:44
-
Itali/ Ishte arrestuar për vjedhje si pjesë e grupit të ‘skifterëve’ në Treviso, riatdhesohet 20-vjeçari shqiptar, hyri ilegalisht
12 Dhjetor 2024, 17:43
-
Itali/ Hyri ilegalisht dhe u përfshi në shpërndarjen e kokainës, arrestohet 32-vjeçari shqiptar
11 Dhjetor 2024, 21:58
-
Itali/ Pjesë e një bande ‘skifterësh’, shqiptari me precedentë arrestohet për herë të dytë në pak muaj! I dyshuar dhe për tentativë vrasjeje të një efektivi
11 Dhjetor 2024, 21:41
-
Greqi/ Atentat 25-vjeçarit shqiptar të sapoliruar nga burgu, plagoset në bark! Autori e ndoqi me motor në rrugët e Selanikut (EMRI)
11 Dhjetor 2024, 20:00
-
Asti/ Shqiptari dhe italiani kapen me 20 kg drogë, hodhën 18 mijë euro që të hutonin policët! U gjenden telefon antipërgjim dhe kasafortë me gjurmë gishti
10 Dhjetor 2024, 20:40
-
Vrau gruan me çekiç dhe e fsheu një javë në papafingo, mbetet në burg 39-vjeçari shqiptar! Qan dhe shpreh pendesë: Më kapi paniku kur mësova se vdiq
10 Dhjetor 2024, 17:16
-
Itali/ Aksidenti tragjik ku humbi jetën 27 vjeçarja shqiptare, i dashuri po e priste jashtë pas pune! Makina rëshqiti dhe u përmbys! E reja doli nga automjeti dhe u përplas
8 Dhjetor 2024, 18:41
-
Pukë/ Dhunoi fizikisht dhe tentoi të abuzonte seksualisht me 74-vjeçaren, arrestohet 38-vjeçari me precedentë! (EMRI)
8 Dhjetor 2024, 12:40
-
Dibër/ Kosova e kërkonte për dhunim, arrestohet për ekstradim 25-vjeçari! Gjykata e e Prizrenit kishte dhënë masën 'arest me burg'
8 Dhjetor 2024, 11:27