Ish-zyrtari i FBI i arrestuar, i nderuar në 2021 me medaljen 'Mirënjohja e Tropojës'
Me rreth të kuq, ish-zyrtari i lartë i FBI-së, Charles McGonigal
TIRANË- Ish-zyrtari i lartë i FBI-së, Charles McGonigal i arrestuar ditën e djeshme ka vizituar Shqipërinë, madje në një nga vizitat është nderuar edhe me medaljen “Mirënjohja e Tropojës”.
Ka qenë kryetari i bashkisë Rexh Byberi i cili në 2021, sipas së cilit e ka nderuar me motivacionin se McGonigal ka dëshmuar një dashuri të përhershme për kombin shqiptar. Në postim theksohet se McGonigal ka qenë i shoqëruar nga Agron Nezaj, që dyshohet se ka qenë ish-agjent shqiptar i inteligjencës.
“Sot në Tiranë isha i privilegjuar veçanërisht t’i dorëzoj medaljen e akorduar “Mirënjohja e Tropojës” z. Charles McGonigal, një ish-personalitet i rëndësishëm me gradën SAC i Agjencisë më të fuqishme investigative në glob FBI. Z.McGonigal ka dëshmuar dashuri të përhershme për Vendlindjen dhe Kombin tonë. Në këtë ceremoni shumë miqësore dhe të përzemërt morën pjesë përveç stafit tim dhe deputetët e Kuvendit të Shqipërisë zotërinjtë Damian Gjiknuri dhe Ardian Çela. Zoti McGonigal shoqërohej si gjithmonë nga miku i tij bashkëqytetari ynë i nderuar shqiptaro-amerikan Agron Nezaj”, shkruante Byberi.
Politikanët e pranishëm në ceremoni sipas kryebashkiakut Byberi, kanë qenë Damian Gjiknuri dhe Ardian Çela.
Charles McGonigal, agjent amerikan dhe zyrtar i Lartë i FBI, dyshohet se ka marrë një pagesa 225.000 dollar nga Agron Neza, shqiptaro-amerikan dhe dyshohet ish-agjent shqiptar i inteligjencës, për të ndikuar që një koncesion i majmë i hidrokarbureve t’i jepej një kompanie të administruar nga Shefqet Dizdari, i cili më pas bëhet edhe ortak biznesi me personazhet e mësipërm.
B.K./xy/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?
-
Po
63.1%
-
Jo
17.7%
-
Duhet më shumë
19.2%
Vota total: 1464
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Takimi me shqiptarët në New York, Basha: Rama sot u kthye te ‘vendi i krimit’, aty ku korruptoi Charles McGonigal! Berisha: Duhet të pritet me protesta
26 Tetor 2024, 22:17
-
SPAK e mori nën akuzë për mbi 277 mln lekë dëme, GJKKO lë në arrest shtëpiak kryebashkiakun Rexhë Byberi dhe nënkryetarin Kërrnaja
12 Shtator 2024, 11:07
-
‘Meta spiun që në Qytet Studenti’/ Haklaj për shkarkimin e gjyqtarit Zhukri: Kamikaz i Rithemelimit! Altin Dumani prokuror i pastër
19 Prill 2024, 19:34
-
Kryetari i bashkisë së Tropojës në SPAK, Rexh Byberi: Nuk u pyeta për McGonigal, e kam prit dhe e dua si mik
11 Prill 2024, 11:28
-
Bardhi padi shtesë në SPAK për çështjen e McGonigal: Rama u përfshi në marrëdhënie korruptive me ish-zyrtarin e FBI-së
18 Mars 2024, 15:18
-
Berisha-Rama dhe dosja McGonigal, si Korea e Veriut që mundi Brazilin 10-0 në finalen e Botërorit
17 Shkurt 2024, 16:03
-
Basha: McGonigal lidhje me aferën e inceneratorëve, padi në SPAK! Rama e pagoi për të më goditur! Spiropali: S'i shpëton dot parave ruse
17 Shkurt 2024, 13:00
-
McGonigal dënohet me 28 muaj burg për marrjen e 225 mijë dollarëve dhe fshehjen e kontakteve me zyrtarët e Shqipërisë
16 Shkurt 2024, 22:41
-
Foto / Sa lekë ka paguar Cim Peka për intervistën me ish partneren e Mcgonigal?
26 Janar 2024, 10:00
-
Dosja e Mc Gonigal/ Agron Neza paraqitet në SPAK, merret në pyetje për 6 orë (VIDEO)
22 Janar 2024, 11:58
-
'Rama qëndroi në hotelin e Donald Trump' U shpenzuan mijëra dollarë, çfarë thuhet në raportin e Kongresit amerikan
4 Janar 2024, 23:51
-
Ministri i Brendshëm takohet me kryebashkiakun e Bajram Currit: 200 mijë vizitorë brenda këtij viti në këtë zonë
17 Dhjetor 2023, 11:07
Keshtu ndodhe kur punon me bythe e jo me koke. Certefikate kur ai nuk e din nga bie kjo zone !!!!!??? Aman o zot shpetoj kete popull nga keta !!!!!!
Përgjigju