Itali/ Po trafikonin drejt Romës 3 kg kokainë “Gamel”, arrestohen 2 korrierët shqiptarë! Motori i mjetit i tradhtoi, sekuestrohen dhe 50 mijë euro cash
Kokaina dhe Eurot e sekuestruara
L'AQUILA- Lëvizjet e dyshimta tradhtojnë 2 korrierët shqiptarë në Romë, sekuestrohen 3 kilogramë kokainë të fshehura në motorin e makinës dhe 50 mijë euro cash.
Policia italiane njoftoi se finalizoi mbrëmjen e djeshme (29 Gusht) aksionin në L'Aquila, me ndihmën e kolegëve të stacionit të Sassa-s dhe Tivolit.
Të arrestuarit janë 24 dhe 28 vjeç, emrat e të cilëve nuk u publikuan, të dy me banim në L'Aquila, teksa destinacion ishte tregu ilegal i zonës dhe kryesisht në Abruzzo dhe Tivoli.
Ndërhyrja e policisë i dha fund trafikut të gjerë të drogës, duke sekuestruar tre pakot me mbështjellje natribani dhe mbi to të stampuara me “Gamel” (foto deveje).
Media italiane raportoi se “prej disa ditësh ushtarakët ishin në gjurmët e dy të arrestuarve, të dyshuar për trafik droge dhe sasia e kapur e kalon shifrën e 100 mijë eurove në treg”.
Ndërhyrja nisi në orën 18:00 të mbrëmjes së enjte, teksa mjeti me të cilin lëviznin të dyshuarit u ndalua për kontroll në postbllokun e organizuar të Guidonia, jashtë Romës, shkruan "Abruzzoweb".
“Pas shumë vështirësish, nga mbulesa e makinës dolën tre kilogramë kokainë, të fshehura nën këllëfin që mbulon kalimin e kanaleve të ajrit dhe sistemin elektrik. Krahas drogës, u sekuestrua edhe shuma e parave të gatshme prej rreth 50 mijë eurove, e gjetur tek shqiptarët”, shkruajnë mediat.
Të dyshuarit u arrestuan për ‘posedim të lëndës narkotike të llojit kokainë me qëllim tregtimin”. Dy të arrestuarit u transferuan në burgun e Romës “Rebibbia”, në pritje të procesit hetimor.
A.Q/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?
-
Po
63.1%
-
Jo
17.7%
-
Duhet më shumë
19.2%
Vota total: 1464
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Çmontohet organizata shqiptare që kontrabandonte drogë nga Belgjika drejt Britanisë, mbi 30 kontrolle banesash dhe disa të arrestuar
18 Dhjetor 2024, 18:49
-
'Albania', fjala më përdorur në Itali për 2024-ën
18 Dhjetor 2024, 15:59
-
Itali/ Trafik kokaine dhe rekrutim i korrierëve me pagë 3 mijë euro në muaj e strehim, çmontohet organizata shqiptare, 8 të arrestuar
18 Dhjetor 2024, 15:44
-
Grabisnin në seri banesat në Luksemburg, arrestohen 2 shqiptarët! Operacioni edhe nga njësia FAST Albania
18 Dhjetor 2024, 15:14
-
Policia e Durrësit ekzekuton vendimin për konfiskimin e 4 pasurive të 'Zotit të drogës' Alket Hatija! Dy apartamente, një truall e një garazh, Italia e dënoi me 20 vjet burg për drogë
18 Dhjetor 2024, 12:08
-
Greqi/ Kapen 82 kg kokainë në Portin e Pireut, arrestohen dy punonjës të portit
17 Dhjetor 2024, 22:31
-
Nga 1 janari 2025, Milano do ndalojë pirjen e duhanit në ambiente publike
17 Dhjetor 2024, 21:18
-
Dhunoi partneren me sende të forta në prani të fëmijës, arrestohet 29-vjeçari shqiptar në Itali
17 Dhjetor 2024, 17:28
-
Në burg prej 2021 për trafik droge, rëndohen akuzat për kapon e ultrasve të Milanit! Sky ECC nxjerr bashkëpunëtorin e tij të ngushtë shqiptar (EMRI)
17 Dhjetor 2024, 16:47
-
Merret peng dhe dhunohet greku në Kostur, policia shpall në kërkim shqiptarin
17 Dhjetor 2024, 16:40
-
Hollandë/ Polica gjen 250 kg kokainë me vlerë 13 milionë euro brenda dy arkivoleve
17 Dhjetor 2024, 14:23
-
Belgjikë/ Çmontohet organizata shqiptare e trafikut të kokainës drejt Anglisë! Mbi 30 kontrolle, disa të arrestuar dhe sekuestrime! Transportohej me furgonë mallrash
17 Dhjetor 2024, 14:00