Një aksident i rëndë hekurudhorë ka ndodhur sot në Lombardi, në provincën e Lodi, rreth orës 5:30 minuta ku një tren i shpejtësisë së lartë ka dalë nga shinat dhe është përmbysur.
Si pasojë e aksidentit kanë humbur jetën dy makinistët dhe rreth 30 pasagjerë janë plagosur.
Treni ishte nisur nga qyteti i Milanos dhe ishte drejtuar për në Salerno.
Duket se lokomotiva është shkëputur nga pjesa tjetër e trenit, ka dalë nga shinat dhe është përmbysur rreth 400 m larg shinave.
Për momentin viktimat e konfirmuara janë vetëm dy drejtuesit e trenit, rreth 30 vjeç kurse rreth 30 persona, përfshirë udhëtarët dhe stafin, janë plagosur dhe janë dërguar në spitalet e zonës.
Në vendngjarje kanë mbërritur ambulancat dhe ekipet e mjekëve, forcat e karabinierisë, policisë dhe zjarrëfikësit, të cilët ndihmuan në nxjerrjen e pasagjerëve nga vagonët.
Ky nuk është i vetmi aksident hekurudhorë. Në vitin 2018 në Pioltello, në afërsi të Milanos, një tren udhëtarësh me 350 udhëtarët në bord , doli nga shinat disa kilometra larg stacionit të Pioltello. Në aksident gjetën vdekjen tre pasagjerë dhe dhjetra të tjerë u plagosën.
/b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?
-
Po
63.1%
-
Jo
17.7%
-
Duhet më shumë
19.2%
Vota total: 1464
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Itali/ Trafik kokaine dhe rekrutim i korrierëve me pagë 3 mijë euro në muaj e strehim, çmontohet organizata shqiptare, 8 të arrestuar
18 Dhjetor 2024, 15:44
-
Policia e Durrësit ekzekuton vendimin për konfiskimin e 4 pasurive të 'Zotit të drogës' Alket Hatija! Dy apartamente, një truall e një garazh, Italia e dënoi me 20 vjet burg për drogë
18 Dhjetor 2024, 12:08
-
Nga 1 janari 2025, Milano do ndalojë pirjen e duhanit në ambiente publike
17 Dhjetor 2024, 21:18
-
Dhunoi partneren me sende të forta në prani të fëmijës, arrestohet 29-vjeçari shqiptar në Itali
17 Dhjetor 2024, 17:28
-
Në burg prej 2021 për trafik droge, rëndohen akuzat për kapon e ultrasve të Milanit! Sky ECC nxjerr bashkëpunëtorin e tij të ngushtë shqiptar (EMRI)
17 Dhjetor 2024, 16:47
-
Itali/ Ekipet e shpëtimit punojnë për të shpëtuar 32-vjeçaren e bllokuar 585 metra nën tokë
16 Dhjetor 2024, 21:25
-
E konfirmojnë në Itali, Juventusi futet në garë për Cristian Shpendin! Vëzhgues në disa ndeshje
16 Dhjetor 2024, 17:02
-
Itali/ Shisnin 2 kg kokainë në muaj me fitim ditor 6 mijë euro, 6 persona të arrestuar! Shqiptari drejtonte organizatën, paga deri në 5 mijë euro
16 Dhjetor 2024, 16:12
-
Elon Musk planifikon ndërtimin e tunelit që lidh Britaninë me Nju Jorkun për 54 minuta
15 Dhjetor 2024, 22:34
-
Itali/ Shqiptari me precedentë kapet me ‘Mercedes Class’, hyri ilegalisht pas dëbimit! 4 ‘skifterët’ çajnë rrethimin policor dhe arratisen
15 Dhjetor 2024, 21:13
-
‘Asnjë hap pas!’ Meloni-Opozitës: Gjadri do funksionojë, edhe nëse fle atje çdo natë! Marrëveshja e emigrantëve, ‘tmerri' i trafikantëve (VIDEO)
15 Dhjetor 2024, 17:18
-
Itali/ Arratisje si në filma e bandës së ‘skifterëve’, kapet shqiptari i dënuar me 6 vite burg në Gjermani për 17 vjedhje! 2 ikën, ai ngeci në baltë
15 Dhjetor 2024, 16:28