Kabineti i kryeministres italiane Giorgia Meloni ka miratuar një reformë në drejtësi që synon forcimin e të drejtave të të pandehurve, masa të mbrojtura prej kohësh nga ish-Kryeministri Silvio Berlusconi. Reforma frenon përdorimin e përgjimeve, ndërlikon procedurat për miratimin e urdhëarresteve si dhe shpërdorimi i detyrës nuk do të jetë më një krim. Kjo është e fundit mes një sërë reformash të miratuara për të ristrukturuar sistemin e drejtësisë në Itali. Projektligji tani do të shkojë në parlament për diskutim dhe miratim.
Disa gjyqtarë dhe prokurorë ka deklaruar se kjo do ta bëjë më të vështirë hetimin e krimeve dhe dënimin e kriminelëve, ndërsa qeveria këmbëngul se kjo reformë do të frenojë abuzimet e prokurorëve. Një draft i reformës citon të dhëna që tregojnë se në vitin 2021, 4745 persona janë hetuar për shpërdorim detyre, ndërsa ka vetëm 18 prej tyre janë dënuar.
Gjyqtarët gjithashtu nuk do të jenë më në gjendje të urdhërojnë arrestimin e të dyshuarve pa i pyetur më parë ata. Për më tepër, urdhërarrestet në të ardhmen duhet të nënshkruhen nga një panel prej tre gjyqtarësh pasi më parë kjo procedurë bëhej vetëm nga një gjyqtar. Reforma gjithashtu ashpërson rregullat për përgjimin, një çështje e debatuar shumë në Itali duke frenuar përdorimin e tyre në seanca që përfshijnë njerëz që nuk janë nën hetim të drejtpërdrejtë.
Giuseppe Santalucia, presidenti i Shoqatës së Magjistratëve të Italisë, bëri të ditur se fakti që shpërdorimi i detyrës nuk do të jetë më një krim do të krijonte një boshllëk të pajustifikueshëm. Nga ana tjetër nëse tre gjyqtarë vendosin për urdhrat e arrestit do të krijojë probleme organizative për shkak të mungesës së personelit.
SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?
-
Po
63.1%
-
Jo
17.7%
-
Duhet më shumë
19.2%
Vota total: 1464
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'Albania', fjala më përdorur në Itali për 2024-ën
18 Dhjetor 2024, 15:59
-
Itali/ Trafik kokaine dhe rekrutim i korrierëve me pagë 3 mijë euro në muaj e strehim, çmontohet organizata shqiptare, 8 të arrestuar
18 Dhjetor 2024, 15:44
-
Policia e Durrësit ekzekuton vendimin për konfiskimin e 4 pasurive të 'Zotit të drogës' Alket Hatija! Dy apartamente, një truall e një garazh, Italia e dënoi me 20 vjet burg për drogë
18 Dhjetor 2024, 12:08
-
Nga 1 janari 2025, Milano do ndalojë pirjen e duhanit në ambiente publike
17 Dhjetor 2024, 21:18
-
Dhunoi partneren me sende të forta në prani të fëmijës, arrestohet 29-vjeçari shqiptar në Itali
17 Dhjetor 2024, 17:28
-
Në burg prej 2021 për trafik droge, rëndohen akuzat për kapon e ultrasve të Milanit! Sky ECC nxjerr bashkëpunëtorin e tij të ngushtë shqiptar (EMRI)
17 Dhjetor 2024, 16:47
-
Marrëveshja për emigrantët në GJED, Meloni i kërkon Gjyqtarëve të BE-së të hedhin poshtë kundërshtimet për kampin në Gjadër
17 Dhjetor 2024, 13:26
-
Itali/ Ekipet e shpëtimit punojnë për të shpëtuar 32-vjeçaren e bllokuar 585 metra nën tokë
16 Dhjetor 2024, 21:25
-
E konfirmojnë në Itali, Juventusi futet në garë për Cristian Shpendin! Vëzhgues në disa ndeshje
16 Dhjetor 2024, 17:02
-
Itali/ Shisnin 2 kg kokainë në muaj me fitim ditor 6 mijë euro, 6 persona të arrestuar! Shqiptari drejtonte organizatën, paga deri në 5 mijë euro
16 Dhjetor 2024, 16:12
-
Si Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni mund të kapërcejë hendekun midis Trump dhe Evropës! Analiza e CNN
16 Dhjetor 2024, 09:53
-
Itali/ Shqiptari me precedentë kapet me ‘Mercedes Class’, hyri ilegalisht pas dëbimit! 4 ‘skifterët’ çajnë rrethimin policor dhe arratisen
15 Dhjetor 2024, 21:13