Jep dorëheqjen kreu i AKEP-it, zbulohet emri i ri që do të emërohet
Ilir Zela dhe Tomi Frashëri
TIRANE- Kreu i Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare Ilir Zela ka dhënë dorëheqjen duke u larguar për arsye personale nga detyra.
Këshilli i Ministrave në mbledhjen e zhvilluar ka miratuar vendimin që i kërkon Kuvendit lirimin nga detyra të Zelës, ndërsa në vendin e tij është propozuar Tomi Frashëri.
Dorëheqjen e ka bërë me dije edhe vetë Zeli, i cili përmes një letre drejtuar kreut të Kuvendit, Gramoz Ruçit.
“Prej datës, 22 nëntor 2017 kam patur privilegjin që me besimin dhe mbështetjen e plotë të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë ti shërbej publikut në detyrën e Kryetarit të Këshillit Drejtues të Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP).
Me paqen e njeriut që i ka shërbyer publikut me përkushtim shembullor, në këtë detyrë apo në angazhime publike të mëhershme, pa lejuar në asnjë moment që interesat publike të nëpërkëmben nga presioni i pandërprerë i interesave monopoliste, ju njoftoj dorëheqjen time nga detyra e Kryetarit të Këshillit Drejtues të AKEP.”-thuhet në letrën e Zelës.
Më parë, Tomi Frashëri ka mbajtur postin e shefit të Protokollit të Kryeministrit Edi Rama.
![](https://shqiptarja.com//uploads/ckeditor/5defc6ea72e6aTomi Frashëri.png)
Vendimi i lirimit te Ilir Zeles
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?
-
Po
63.1%
-
Jo
17.7%
-
Duhet më shumë
19.2%
Vota total: 1464
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Dezinformimi/ ‘Mos hapni çdo mesazh që vjen, edhe deputetët 'viktima'! Kreu i AKEP: U mbyllën 155 domaine ruse, 8 të grupeve të hakerimit! Qëllim, shkatërrimi i të dhënave
16 Tetor 2024, 13:16
-
AKEP hap garën për frekuencat e teknologjisë 5G
2 Shtator 2024, 09:11
-
'Duopoli i telefonisë' AKEP: Çmimet e shërbimit celular në rritje nga 2022, shtohen ankesat! Pirateria online shqetësim’! Teknologjia 5 G nga 1 janari 2025
3 Qershor 2024, 13:24
-
Skandali me pagat dhe numrat e telefonit të shqiptarëve, Komisioneri për Mbrojtjen e të Dhënat Personale kërkesë AMA e AKEP: Të ndalin mediat për publikimin e tyre
23 Dhjetor 2021, 16:06
-
Numri i përdoruesve të internetit nga celulari arrin shifër rekord, trafiku pothuajse u dyfishua
24 Nëntor 2021, 07:35
-
Bashkimi Evropian pritet të ulë tarifat roaming për Ballkanin Perëndimor
21 Shtator 2021, 18:19
-
Ndryshimi i tarifave nga kompanitë celulare, AKEP përcakton procedurën që do ndiqet
5 Tetor 2020, 08:08
-
'Mos më telefono', Altin Rrapaj i AKEP: Të dhënat personale nuk jepen vetëm nga kompanitë celulare
1 Tetor 2020, 19:39
-
'Me ç'të drejtë publikojnë foto të vajzave në plazh se ka diçka për të qeshur'/ Urdhri i Psikologut letër AMA-s dhe AKEP- it: Portalet të respektojnë privatësinë
1 Shtator 2020, 13:30
-
'Alo Edi jam'! Mesazhi i Ramës në telefon gjatë COVID-19, kreu i AKEP sqaron si lindi ideja dhe pse u lejua
9 Korrik 2020, 15:10
-
Shqiptarët të fiksuar pas lojërave të fatit, AKEP bllokoi në 2019, 8 mijë faqe online
22 Maj 2020, 08:06
-
Berisha 'i jep zë' qytetarit të shqetësuar: Pak se jemi të varfër, të karantinuar, po të mos shohim dot as porno në internet?
20 Prill 2020, 19:01