Jepen çmimet e “Albanian Sports Ambassador”, triumfon Lorik Cana/ Ja VIP-at që morën pjesë në ceremoni (FOTO)
Tirana mblodhi në një mbrëmje Gala në Pallatin e Brigadave ambasadorët e sportit shqiptar, sportistë që kontribuan në imazhin pozitiv të Shqipërisë, përmes paraqitjes së tyre jashtë vendit. Të pranishëm në ceremoni Veliaj, Cana e De Biasi
Kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj dhe ish-kapiteni Lorik Cana
Tirana mblodhi në një mbrëmje Gala në Pallatin e Brigadave ambasadorët e sportit shqiptar, sportistë që kontribuan në imazhin pozitiv të Shqipërisë, përmes paraqitjes së tyre jashtë vendit.
I pranishëm në ceremoninë e ndarjes së çmimeve ishte dhe Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, personalitete të botës së futbollit, njerëz me kontribute të mëdha në sport etj.
Çmimi “Albanian Sports Ambasador”, iu dorëzua ish-kapitenit të ekipit kombëtar të futbollit, Lorik Cana. Në nominimin për këtë çmim ishin Lorik Cana, Igli Tare dhe Edvin Murati, të tre ish-futbollistë të skuadrës kuqezi.
Kjo mbrëmje i kushtoi një moment komemorativ shoqëruar edhe me një çmim special legjendës së futbollit kosovar Fadil Vokrri i cili u nda nga jeta disa muaj më parë. Djalit të Vokrri, çmimin ia dorëzoi zv.ministri i Arsimit dhe sporteve, Kostandin Shkurti.
Ndërkohë që me çmimet e tjera u vlerësuan edhe boksieri Luan Krasniqi, i cili në një akt fisnik bashkëndau këtë vlerësim të publikut (në votimin online) me Haki Doku, një tjetër kandidat i nominuar. Një Çmim karriere shkoi për Igli Tare, Drejtorin Sportiv të Lacios. Nëna e futbollistit të ekipit kombëtar të futbollit Ansi Agolli, tërhoqi nga ish-trajneri i skuadrës kombëtare Gianni De Biasi, çmimin përkatës, në një kohë që u vlerësuan gjithashtu edhe portieri Tomas Strakosha, si edhe sportistët Izmir Smajlal, Erblina Bici dhe Elizabeta Karabolli.
Qëllimi i kësaj iniciative është që të frymëzojë njerëzit për të vepruar dhe për të bërë ndryshimet pozitive nëpërmjet sportit.
Vlera monetare e këtyre çmimeve nuk do t’i shkojë fituesve, por do të jetë për mbështetjen e tre projekteve të miratuara nga Presidenca e “Albanian Sports Ambasador” dhe që lidhen me: Projektin për Shahun në Shkolla dhe krijimin e Akademisë së Shahut, Projektin e Fondacionit 5, për futbollin e fëmijëve, si dhe projektin “Jo për gjakmarrjen, po për jetën”, në shërbim të luftës kundër fenomenit të gjakmarrjes.
/b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?
-
Po
63.1%
-
Jo
17.7%
-
Duhet më shumë
19.2%
Vota total: 1464
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Tiranë/ 7 objekte mësimore janë në proces ndërtimi ose rikonstruksioni
18 Dhjetor 2024, 18:28
-
Tiranë/ Këshilli Bashkiak miraton buxhetin! Bursa për ekselentët, paketë ushqimore në shkolla! Veliaj: Nga 1 janari pensionistët abone falas! 7 objekte mësimore në rikonstruktim
18 Dhjetor 2024, 18:09
-
Nga Kopshti Botanik te transformimi i akuadromit, Veliaj prezanton disa nga projektet: Numri i shkollave do shkojë në 50
17 Dhjetor 2024, 17:28
-
Tiranë/ Për herë të parë konferenca e solidaritetit islamik! Veliaj: Sporti mundësia më e mirë për të bashkuar njerëzit
17 Dhjetor 2024, 17:17
-
Nga 1 janari 2025 pensionistët do udhëtojnë me abone falas në Tiranë, ja cilët janë përfituesit dhe dokumentet e nevojshme
16 Dhjetor 2024, 22:05
-
Pesë qytetarë betohen për shtetësinë shqiptare, Veliaj: Krenar që i bashkohen energjisë së jashtëzakonshme të Tiranës
16 Dhjetor 2024, 18:08
-
Esencë në REPORT TV, 42 kryetarët e Bashkisë së Tiranës, zgjedhjet, akuzat dhe historitë e tyre tragjikomike!
15 Dhjetor 2024, 22:32
-
Botërori i Skive/ Veliaj pret Colturin: 2024 viti i rekordeve! Skiatorja: Emocion i veçantë
15 Dhjetor 2024, 12:34
-
Tirana, Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës dhe Dialogut, Veliaj: Hapim dy muze të rinj në qytet
15 Dhjetor 2024, 10:22
-
Buxheti 2025, Veliaj: Buxheti i solidaritetit në çdo etapë të jetës së qytetarëve të Tiranës
14 Dhjetor 2024, 17:43
-
Nga 1 janari 2025, pensionistët udhëtojnë me abone falas në Tiranë, ja si do të funksionojë
14 Dhjetor 2024, 10:29
-
Buxheti/ Veliaj: Bëjmë të gjitha rrugët e lagjeve që lidhen me Unazën e Madhe, modernizojmë transportortin urban në Tiranë
13 Dhjetor 2024, 22:01