Jiang Yu dhe Subashi vizitë tek Bankers, drejtori ekzekutiv: Do investojmë 150 mln dollarë vitin që vjen
Drejtori ekzekutiv i Bankers, Xingyun Sun konfirmoi përpara ambasadores kineze dhe kryebashkiakut të Fierit, Subashi se aksionerët e rinj të kompanisë kanë plane ambicioze për kompaninë dhe prandaj për vitin e ardhshëm investimet do rriten
Ambasadorja e Kinës, Jiang Yu dhe kryebashkiaku Subashi gjatë vizitës në kompaninë Bankers
Ambasadorja e Kinës, Jiang Yu dhe kryetari i bashkisë së Fierit, Armando Subashi, zhvilluan një vizitë zyrtare në ambientet e kompanisë më të madhe të naftës, Bankers Petroleum. Kompania, e cila operon për më shumë se 15 vitesh në fushën e naftës së Patos-Marinzës, që nga viti 2016 është blerë nga kompania kineze Geo-Jade.
Gjatë bisedës, drejtori ekzekutiv i Bankers, Xingyun Sun konfirmoi se aksionerët e rinj të kompanisë kanë plane ambicioze për kompaninë dhe prandaj për vitin e ardhshëm investimet do të rriten ndjeshëm.
"Për vitin e ardhshëm ne kemi planifikuar mbi 150 milionë dollarë amerikanë investimesh, që do të thotë më shumë prodhim, më shumë të ardhura për ne, por edhe për qeverinë lokale dhe qendrore"
Drejtori ekzekutiv i Bankers, Xingyun Sun
Ambasadorja e Kinës vlerësoi bashkëpunimin institucional midis kompanisë dhe Bashkisë dhe theksoi se kjo marrëdhënie do të intensifikohet në të ardhmen. Zonja Ju theksoi se investimet kineze në Shqipëri do të rriten dhe Bankers është një shembull i qartë që tregon seriozitetin dhe ndikimin e rëndësishëm që kanë këto kapitale në vend.
"Natyrisht, rritja e këtyre investimeve nuk mund të bëhet pa bashkëpunimin dhe mbështetjen e të gjithë aktorëve, qeverisë lokale dhe qendrore, komunitetit dhe opinionit publik"
Ambasadorja e Kinës, Jiang Yu
Ndërkohë, kryetari i bashkisë së Fierit, Armando Subashi konfirmoi mbështetjen e tij për bashkëpunim të mëtejshëm, qoftë në investime në komunitet dhe rajonin e Fierit, por edhe në zgjerimin e mëtejshëm të kompanisë.
"Ne e vlerësojmë shumë Bankersin si një partner të suksesshëm për rajonin tonë, duke qenë tatimpaguesi më i madh që kemi. Jam shumë mirënjohës sepse edhe në kohët më të vështira që kjo kompani ka hasur nuk ka pasur vonesa në pagesat e taksave vendore, duke qenë kështu një nga partnerët më seriozë që kemi, "
Kryebashkiaku i Fierit, Armando Subashi
Logoja e kompanisë Bankers Petroleum
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?
-
Po
63.1%
-
Jo
17.7%
-
Duhet më shumë
19.2%
Vota total: 1464
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Fier/ Punëtorët e pastrimit në protestë: Me 40 mijë lek/muaj, nuk mbajmë dot familjet me bukë! Subashi: Pagat i cakton Qeveria, s'ka rritje
18 Nëntor 2024, 16:16
-
'Bankers' mbështet Roskovecin në projekte kyçe infrastrukturore! Pastrohen kanalet kulluese, zgjerohen rrugët e Marinzës
31 Tetor 2024, 15:58
-
20 vjet nga riaktivizimi i fushës naftëmbajtëse Patos-Marinzë, Bankers Petroleum Albania prodhon 20 mijë fuçi në ditë
13 Shtator 2024, 19:51
-
Zgjidhet kryesia e re e PS-së, EMRAT që la jashtë Edi Rama, dhe kë fuqizoi! Ikën Beqaj, Xhaçka, Bushati e Subashi! VOTAT që morën anëtarët e rinj! Erion Braçe i pari
8 Shtator 2024, 12:55
-
Asambleja e PS/ Rama: Unë dhe deputetët e vjetër garojmë në lista të hapura! PD merr më pak mandate se në '97! Ndryshon drejtuesit politikë në 7 qarqe! Zgjidhet kryesia e re! (EMRAT)
8 Shtator 2024, 07:02
-
Fatos Çoçoli: Kthesa e madhe me arbitrazhin ndërkombëtar! Shteti shmangu gjoba dhe humbje në nivel 208 milionë euro
27 Gusht 2024, 11:01
-
Kompania ‘Bankers Petroleum’ investon 96 mijë Dollarë për infrastrukturën rrugore në Sheqishtë të Patosit
24 Korrik 2024, 16:20
-
Diskutohen 236 mln dollarë, Shqipëria fiton arbitrazhin me Bankers Petroleum: Shpenzime të fryra, do të paguajë tatim-fitim
27 Qershor 2024, 19:50
-
Mbështetje e të rinjve përmes sportit: Bankers dhuron pajisje sportive për 240 nxënësit e shkollës e Zharrzës
5 Qershor 2024, 17:37
-
Teknologji e re për prodhimin e naftës, ambasadorja kineze, Pang Chunxue: Kompania 'Bankers' impakt pozitiv në ekonominë shqiptare
10 Prill 2024, 14:32
-
Bankers investoi 4 mln USD në përmirësimin e mjedisit në fushën e naftës në Patos Marinzë
20 Shkurt 2024, 16:16
-
Bankers teknologji të re për rigjallërimin e Patos Marinzës! CEO, Huanqin Xiao: Projekti rrit prodhimin e naftës me 5-15%
21 Dhjetor 2023, 16:26
Bankersi qe kur e miren kinezet , ka ndryshur per mire , si ne rritjen e pridhimit dhe punesimit , ndihmat per komunitetin . Kjo perfirmance e Bankersit sot nuk krahasohet kur e kishin kanadezet , qe jo vetem demtuan komunitetin me shpinet e tyre por nuk ishin korrekt as me taksat dhe as me kontratat e shtetit . Uroj qe kinezet do ta permiresojne ne mire akoma gjendjen e kompanise me te madhe ne vend
Përgjigju