Këto kanë qenë vite të vështira për Justin Bieber dhe luhatjet e mëdha kanë ardhur si pasojë e sëmundjes nga e cila vuan.
Në një postim në llogarinë e tij në Instagram, Justin ka treguar se askush nuk e ka kuptuar faktin që luhatjet e tij të mëdha kanë ardhur si pasojë e sëmundjes nga e cila vuan.
Sëmundja e tij quhet “Lyme”, një infeksion që shkaktohet nga bakteri Borrelia.
Kjo sëmundje shkakton njolla të kuqe në lëkurë dhe kruarje të shumta.
Në një stad më të avancuar, sëmundja mund të shkaktojë humbje të aftësisë lëvizëse të fytyrës, dhimbje të forta koke, temperaturë të lartë dhe probleme me zemrën.
Sipas CNN, për këtë sëmundje, Justin do të flasë më shumë në dokumentarin e tij të cilin do ta publikojë në Youtube.
"Ndërsa shumë njerëz vazhdonin të thoshin se Justin Bieber duket si ***, ata nuk arritën ta kuptonin që unë jam diagnostikuar kohët e fundit me sëmundjen Lyme, që preku lëkurën, funksionin e trurit, energjinë dhe shëndetin e përgjithshëm", shkroi Justin.
Justin u infektua nga bakteri në fund të verës së vitit 2019 dhe herë pas here është fotografuar me serum në krah pas trajtimit të saj.
Megjithatë, këngëtari tregon se gjendja e tij shëndetësore tashmë është mirë dhe se e ka kaluar, ndërkohë po përgatitet për albumin e tij të ri që do të lançohet shumë shpejt.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?
-
Po
63.1%
-
Jo
17.7%
-
Duhet më shumë
19.2%
Vota total: 1464
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zbulohet trajtimi i parë i astmës pas 50 vitesh kërkime
28 Nëntor 2024, 14:45
-
Çfarë mund të ndodhë me trupin tuaj nëse pini çdo ditë çaj ditë
15 Nëntor 2024, 22:43
-
Sëmundjet e veshkave, ushqimet me kalium që duhen shmangur
3 Nëntor 2024, 16:54
-
Alban Dudushi dërgohet me urgjencë në spital! U ndje keq pas emisionit
12 Shtator 2024, 19:08
-
Ish-kryeministri Fatos Nano shtrohet sërish në spital! Pritet t'i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale
11 Shtator 2024, 20:38
-
Hailey dhe Justin Biber bëhen prindër për herë të parë
24 Gusht 2024, 08:18
-
Gjirokastër, shfaqet sëmundja e antraksit, 3 të infektuar në Lazarat! Veterineri: Qytetarët të konsumojnë vetëm mishin me certifikatë shëndetësore veterinare
10 Gusht 2024, 15:19
-
Farat e lirit dhe vlerat e tyre shëndetësore
16 Korrik 2024, 17:28
-
Efektet pozitive që ka kafeja për shëndetin tonë
1 Maj 2024, 17:30
-
Bletët 'shtegtare' infektojnë kosheret në Kukës, bletërritësi: Ilaçet janë të skaduara, s'japin efekt
27 Prill 2024, 15:58
-
Asgjë nuk do të më ndalojë: Celine Dion flet për sindromën e ‘Njeriut të ngurtë’
23 Prill 2024, 17:09
-
Pse nuk duhet t'i lajmë flokët me ujë shumë të nxehtë?
18 Prill 2024, 12:49