Kadaif pa pjekje me krem nga zonja Albana - Shqiptarja.com

Kadaif pa pjekje me krem nga zonja Albana

Kadaif pa pjekje me krem

Përbërësit:

  • 250 gr kadaif
  • 4 lgj gjalpë
  • 4 lgj sheqer
  • 1 filxhan arra
  •  
  • Për kremin muhalebi:
  • 4 lgj miell
  • 2 lgj niseshte
  • 1 gotë gjalpë i tretur
  • 2 lk vanilje
  • 1 gotë sheqer

Përgatitja:

Kaurdisim kadaifin me gjalpin pasi e kemi shkriftuar me duar. Shtojmë sheqerin dhe arrat e shtypura. E sheshojmë në një tavë.  Në një tenxhere ku kemi hedhur gjalpë shtojmë miell dhe e shuajmë me 1 litër qumësht, hedhim sheqerin dhe e lëmë derisa masa të trashet. Kremin muhalebi e shtrojmë mbi shtresën e kadaifit, e hapim mirë dhe vendosim një tjetër shtresë me kadaif. E presim më pas në forma dhe në çdo pjesë të prerë të kadaifit vendosim pak fistik të grirë.

MC/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?



×

Lajmi i fundit