Piloti i Mercedes në Formula 1, Lewis Hamilton ka shuar zërat për një kalim të tij te Ferrari. Pak ditë më parë, në Angli njoftuan se "Kokëkuqja" italiane ishte pranë një marrëveshjeje me britanikun. Ka qenë vetë Hamilton që në një bisedë të fundit ka vendosur pikat mbi "i".
"Kur afron fundi i kontratës, zakonisht nisin gjithnjë spekulimet. Kjo po ndodh së fundmi, nëse nuk dëgjoni fjalë nga unë, atëherë gjithçka tjetër është spekulim. Nuk ka asnjë negociatë me Ferrarin, jam pranë rinovimit me Mercedesin. Skuadra ime dhe drejtori Totto Wolf janë duke punuar në prapaskenë dhe jemi drejt fundit me kontratën që është bërë gati", tha fillimisht Hamilton.
Piloti tregoi se Mercedes ka gabuar në dy sezonet e fundit, duke vendosur theksin te makina.
"Rinovimi im me Mercedesin nuk është vonuar për shkak të problemeve që ka makina. Është e vërtetë se në dy vitet e fundit kemi disa zgjedhje të gabuara, megjithatë po punojmë që t’i rregullojmë. Kam pas një skuadër perfekte dhe shpresoj që në javët e ardhshme të shohim ndryshimet", tha britaniku.
Sa i takon garës së fundjavës në Monte Carlo, Hamilton kërkon të afrohet me pilotët e kreut. Pas pesë garave të para, Hamilton me 56 pikë mban vendin e katërt, teksa Verstappen prin klasifikimin me 119 pikë, ndjekur nga piloti tjetër i Red Bull, Sergio Perez. Në vendin e tretë Fernando Alonso i Aston Martin.
"Këtë fundjavë në pistën e Çmimin e Madh të Monacos, ndryshimet do të jenë pak të vështira për t’u dalluar për shkak të veçorive të pistës, por shpresoj që t’ju afrohemi pak më shumë pilotëve të kreut. Ndoshta nuk do të arrijmë të luftojmë për të fituar, por pres të jemi më të përfshirë në duele”, mbylli Hamilton.
S.Dh/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?
-
Po
63.1%
-
Jo
17.7%
-
Duhet më shumë
19.2%
Vota total: 1464
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
McLaren dominon provat në Abu Dhabi, Norris dhe Piastri në dy vendet e para! Çmimi për konstruktorë 'në xhep', zhgënjen Leclerc
7 Dhjetor 2024, 16:51
-
Formula 1/ Do e ketë garën e fundit me Mercedes, Hamilton: E mbyll me nder, më pas mendja te Ferrari
4 Dhjetor 2024, 13:11
-
Formula 1/ 'Krisen' marrëdhëniet, Verstappen sulmon Russellin: Ka humbur respektin tim
3 Dhjetor 2024, 15:07
-
Formula 1/ Verstappen nderon titullin kampion, fiton në garën e Katarit! Ferrari lë pas McLaren
1 Dhjetor 2024, 22:55
-
Formula 1/ Një javë më parë u shpall kampion bote, Max Verstappen fiton 'pole' në Katar! Pas tij Russell dhe Norris (VIDEO)
30 Nëntor 2024, 22:22
-
Ferrari, Leclerc del kundër ekipit: Nga sot do fokusohem te vetja
27 Nëntor 2024, 15:03
-
Max Verstappen shpallet kampion bote në Formula 1, titulli i katërt në karrierë
24 Nëntor 2024, 09:10
-
Rohan Yzeiraj, piloti 9-vjeçar që përfaqësoi Shqipërinë për herë të parë në garat e Mini-Karting: Ëndërroj Formula 1 me Ferrarin
12 Nëntor 2024, 14:40
-
Formula 1/ Max Verstappen monumental, niset nga fundi dhe fiton garën e Brazilit! Shiu shkakton probleme, pesë pilotë jashtë
3 Nëntor 2024, 18:57
-
Formula 1/ Piastri 'djeg' Norrisin, McLaren dominon provat e lira në Brazil! Leclerc lë pas Verstappen, penalitet për kampionin e botës
2 Nëntor 2024, 09:11
-
Formula 1/ Ferrari fiton Çmimin e Madh të Meksikës, Norris kalon Leclerc në fund! Verstappen larg podiumit
27 Tetor 2024, 22:49
-
Formula 1/ McLaren apelon vendimin e komisarëve për garën e Austin
25 Tetor 2024, 15:25